Greqi, zjarrfikësit mposhtin flakët por rreziku mbetet

Greqi, zjarrfikësit mposhtin flakët por rreziku mbetet

09:11, 31/07/2023
A+ Aa A-

Greqia raportoi një përmirësim të ndjeshëm të situatës rreth zjarreve në pyje. Shumica dërrmuese e zjarreve u vunë nën kontroll të premten, thanë zjarrfikësit.

Zjarrfikësit kanë mundur të qetësojnë flakët e zjarreve të ndryshme që shpërthyen të shtunën në gadishullin grek të Peloponezit.

Janë vënë nën kontroll tre zjarret e nisura në katër fshatra të qarkut të Ilisë, njofton Brigada greke e zjarrfikësve. Ata thanë se forcat tokësore po operojnë në të tre zonat, për të kontrolluar plotësisht zjarret dhe për të përballuar rindezjen e mundshme.

Të shtunën banorëve të vendbanimeve Paleovarvasaina, Karoutes, Strefi dhe Smila u është thënë që të evakuohen drejt Olimpias së Lashtë.

Greqia raportoi një përmirësim të ndjeshëm të situatës rreth zjarreve në pyje. Shumica dërrmuese e zjarreve ishin nën kontroll të premten, thanë zjarrfikësit. Ata numëruan afro 100 zjarre në të gjithë vendin, gjysma e të cilave zgjatën më pak se 24 orë, raportoi shtypi grek.

Ministrja e Turizmit Olga Kefalogianni tha se ishulli i Rodosit, ku deri në 30,000 persona u desh të evakuoheshin ditët e fundit, ishte bërë destinacion i sigurt dhe jeta atje po kthehej në normalitet.

Megjithatë, rreziku i zjarreve të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të thatësirës disajavore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco