Kremlini refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me 'zhdukjen e gjeneralit Surovikin'

Kremlini refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me 'zhdukjen e gjeneralit Surovikin'

14:12, 29/06/2023
A+ Aa A-

Kremlini refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me gjeneralin rus Sergey Surovikin, statusi dhe vendndodhja e të cilit janë të panjohura që nga rebelimi i Grupit Wagner.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i pyetur nga gazetarët nëse Kremlini mund të sqaronte situatën me Surovikin, zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Jo, për fat të keq jo”.

“Kështu që ju rekomandoj që të kontaktoni ministrinë e mbrojtjes; kjo është prerogativa e saj”.

Ndërsa kur një gazetar pyeti nëse Putini vazhdon t’i besojë Surovikinit, Peskov tha: “Ai është komandanti suprem i përgjithshëm dhe punon me ministrin e mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm”.

[Njëri është bartësi i ‘çantës bërthamore’ të Rusisë: Kush janë gjeneralët që janë zhdukur nga publiku pas kryengritjes së Wagner?]
Lexo po ashtuNjëri është bartësi i ‘çantës bërthamore’ të Rusisë: Kush janë gjeneralët që janë zhdukur nga publiku pas kryengritjes së Wagner?

I quajtur “Gjeneral Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në konfliktin sirian, Surovikin ka munguar nga shfaqja që nga e shtuna, kur ai u shfaq në një video që i bënte thirrje liderit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë është raportuar se edhe Valery Gerasimov, gjenerali i lartë rus, nuk është shfaqur në publik ose në televizionin shtetëror që nga rebelimi të shtunën, kur shefi i mercenarëve Yevgeny Prigozhin kërkoi dorëzimin e Gerasimov.

Ai nuk është përmendur as në një deklaratë për shtyp të ministrisë së mbrojtjes që nga 9 qershori.

Gerasimov, 67 vjeç, është komandanti i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mbajtësi i njërës prej tre “çantave bërthamore” të Rusisë, sipas disa analistëve ushtarakë perëndimorë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco