Pa autorin që doli me një karrocë që pikonte gjak, detaje nga masakrimi i 17-vjeçares në Romë

Pa autorin që doli me një karrocë që pikonte gjak, detaje nga masakrimi i 17-vjeçares në Romë

10:27, 29/06/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja nga zbulimi i trupit të pajetë të një 17-vjeçare në Romë, ngjarje për të cilën është arrestuar një bashkëmoshatar i saj, me të cilin dyshohet se viktima ishte në një lidhje.

Trupi i të resë u gjet në një karrocë blerjesh në market, pranë një koshi plehrash në Primavalle, Romë.

17-vjeçari, me origjinë nga Sri Lanka, por i lindur në Romë, u mor në pyetje për shumë orë në komisariat: ai akuzohet për vrasje . E reja u godit me thikë nga i mituri, i cili më pas tentoi të asgjësonte trupin.

Sipas raportimeve të para, i riu ka sulmuar me thikë vajzën e cila ndodhej në banesën e tij dhe më pas ka tentuar të heqë qafe trupin duke e ngarkuar në një karrocë. Duket se të dy nuk ishin fejuar, nënvizuan hetuesit, sipas të cilëve viktima nuk ishte shtatzënë.

Një dëshmitar raportoi se kishte parë 17-vjeçarin të dilte nga një ndërtesë me karrocën duke pikuar gjak. Kur oficerët e policisë, sapo u alarmuan, mbërritën në vendngjarje, gjetën disa njolla gjaku që të çonin nga një derë e një ndërtese në një kosh mbeturinash në via Stefano Borgia, një rrugë në lagjen popullore që ndodhet në kuadratin periferik të veriperëndimit të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco