Instagram dhe Messenger pritet t’u japin prindërve më shumë kontroll

Instagram dhe Messenger pritet t’u japin prindërve më shumë kontroll

10:25, 29/06/2023
A+ Aa A-

Meta ka njoftuar veçori të reja për Messenger dhe Instagram që janë krijuar për t’u dhënë prindërve më shumë mbikëqyrje mbi aplikacionet e mesazheve dhe mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të martën përshkroi mjetet e mbikëqyrjes prindërore që vijnë në aplikacionin chat Messenger.

Dhe veçoritë u japin prindërve një vështrim se sa kohë kalon fëmija i tyre në Messenger; me kë ndërvepron apo mund të ndërveprojë adoleshenti i tyre; cilësimet e tyre të privatësisë dhe sigurisë…

Por veçoaria e mbikëqyrjes prindërore nuk i lejon prindërit të shohin mesazhet që adoleshenti i tyre u dërgon të tjerëve.

Meta thuhet se po nxjerr veçoritë në Messenger në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi dhe tha se ato do të vijnë në më shumë vende në “muajt e ardhshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco