Importi i naftës ruse nga Bashkimi Evropian bie 90% si rezultat i sanksioneve

Importi i naftës ruse nga Bashkimi Evropian bie 90% si rezultat i sanksioneve

16:52, 20/06/2023
A+ Aa A-

Është zyrtare: Bashkimi Evropian nuk është më klienti kryesor i naftës ruse.

Si rezultat i ndalimeve gjithëpërfshirëse të vendosura si reagim ndaj luftës në Ukrainë, importet e bllokut evropian të naftës nga Rusia janë ulur me 90% në harkun kohor të një viti të vetëm.

Në shkurt të vitit 2022, në të njëjtin muaj që Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë, BE bleu 15.189 milion tonë naftë bruto ruse dhe produkte të rafinuara, të tilla si nafta, vajguri dhe benzina.

Një vit më vonë, në shkurt 2023, të njëjtat importe arritën në 1,876 milionë tonë. Muajin pasardhës, në mars, ato ranë më tej për të arritur në 1,445 milionë tonë.

Hendeku masiv i lënë nga Rusia është mbushur nga një sërë vendesh të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Norvegjinë, Algjerinë, Brazilin, Angolën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shifrat, të publikuar të hënën nga Eurostat, ekspozojnë efektet e ndalimit të gjerë të naftës ruse që liderët e BE ranë dakord të vendosin në fund të majit pas negociatave të vështira.

Ndalimi ishte i dyfishtë pasi zbatohej si për naftën e papërpunuar, ashtu edhe për produktet e rafinuara nga deti, dhe hyri në fuqi përkatësisht më 5 dhjetor dhe 5 shkurt.

Afati kohor u hartua për të ndihmuar vendet anëtare të përshtaten me transformimin rrënjësor dhe dëbimin e furnizuesit të tyre kryesor të energjisë.

Masa, megjithatë, përjashtoi importet e naftës përmes tubacionit Druzhba me kërkesë të vendeve pa dalje në det në Evropën Qendrore, veçanërisht të Hungarisë, kërkesat e së cilës vonuan miratimin përfundimtar të ndalimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco