Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Ukrainë, hyn në fuqi ligji i ri për mobilizim

Ukrainë, hyn në fuqi ligji i ri për mobilizim

11:42, 19/05/2024
A+ Aa A-

Një ligj i diskutueshëm mobilizimi ka hyrë në fuqi së fundmi, ndërsa Kievi përpiqet të rekrutojë trupa mes një ofensive të re ruse që kërcënon Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Legjislacioni synon të thjeshtojë identifikimin e rekrutëve në mbarë vendin. Ai gjithashtu ofron stimuj për ushtarët, si ndihmë financiare.

Bëhet e ditur se ligji u miratua pas muajsh vonesë, pak pasi Ukraina e uli moshën e rekrutimit nga 27 në 25 vjeç.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dy ligje: një që lejon të burgosurit t’i bashkohen ushtrisë dhe një tjetër që i rrit gjobat e atyre që i shmangen shërbimit ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco