Brazil, moti i keq u merr jetën 3 personave, 12 të zhdukur

Brazil, moti i keq u merr jetën 3 personave, 12 të zhdukur

15:28, 17/06/2023
A+ Aa A-

Moti i keq ka goditur Brazilin Jugor, ku sipas mediave thuhet se deri më tani tre persona kanë humbur jetën ndërsa 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një stuhie të fortë.

Guvernatori Eduardo Leite tha se dy persona vdiqën në qytetin e Sao Leopoldo dhe një u vra në Maquine, në bregdetin e shtetit.

Kryebashkiakët e qyteteve që u prekën thanë se ranë dy herë më shumë shi në 24 orë sesa pritej normalisht për të gjithë muajin qershor. Kryebashkiaku i Maquine tha në kanalet e tij të mediave sociale se reshjet në qytetin e tij kaluan 29.4 centimetra në një ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco