Mike Pence sulmon George Sorosin: Është ‘mjeshtri i marionetave’

Mike Pence sulmon George Sorosin: Është ‘mjeshtri i marionetave’

15:02, 17/06/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, që ka hyrë në garën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen, dha një intervistë për gazetën ‘New York Post’.

Gjatë kësaj interviste, ai sulmoi megadonatorin e të majtës amerikane, George Soros, duke thënë se është një ‘mjeshtër i marionetave’.

Pence tha se Donald Trump ka qenë dikur mik i tij, ndërsa për presidentin Joe Biden tha se ai është një katastrofë.

64-vjeçari tha se ai ka qenë besnik ndaj Trump deri në momentin kur “besnikëria ime ndaj Kushtetutës më detyroi të veproja ndryshe”.

Pence ishte shumë kritik ndaj FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë në intervistën e tij.

“Populli amerikan e ka humbur besimin te Departamenti i Drejtësisë. Nëse do zgjidhem president i SHBA, do ta pastroj Departamentin e Drejtësisë dhe do sjell një grup krejt të ri njerëzish”, tha ai.

Pence deklaroi se ditën e parë të punës, ai do të shkarkojë nga detyra drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Gjatë intervistës së tij, ai kritikoi qëndrimin e Trump dhe republikanëve të tjerë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se teksa lufta është ndezur, këto qëndrime do të zbehnin detyrimin e Amerikës për të vepruar si udhëheqësja e botës së lirë dhe si arsenali i demokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco