Putini nderon Berluskonin me një minutë heshtje në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut

Putini nderon Berluskonin me një minutë heshtje në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut

13:16, 17/06/2023
A+ Aa A-

"Ditë më parë, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ndërroi jetë. Ai bëri shumë për të vendosur marrëdhënie të forta afatgjata midis Rusisë dhe NATO-s. Ai ishte një person energjik dhe brilant. Unë mendoj se ai ishte me të vërtetë një lider i klasit botëror. Ju kërkoj falje, do t'ju kërkoja të ngriheni dhe të mbani një minutë heshtje në kujtim të tij”. 

Kështu presidenti rus, Vladimir Putin, miku i ngushtë i Berlusconit u kërkoi pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut që të nderojnë figurën e Berlusconit me një minutë heshtje.

Kujtomë që ditë më parë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Ish-kryeministrit iu bënë homazhe në katedralen në Milano.

Mediat italiane bëjnë me dije se të pranishëm në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë figura të njohura botërore duke nisur nga aktorë, gazetarë, politikanë si kryeministrja italiane Giorgia Meloni, por dhe qytetarë të thjeshtë të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco