PAMJE TË RËNDA/ Oficeri i policisë vret 60 vjeçarin pasi i sulmoi me levë

PAMJE TË RËNDA/ Oficeri i policisë vret 60 vjeçarin pasi i sulmoi me levë

11:23, 19/03/2023
A+ Aa A-

Një oficer policie ka qëlluar katër herë dhe ka plagosur për vdekje një 60-vjeçar kur ai i sulmoi ata me levë. Video u publikua nga autoritetet në qytetin Oxnard në Kaliforni, SHBA .

Në videon e ngjarjes që ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës së kaluar, shihet 60-vjeçari Adam Barsenas duke sulmuar tre policë teksa po kontrollonin një shofer.

"Ju derra, i urrej derrat, ju urrej, ju urrej" dëgjohet 60-vjeçari duke u bërtitur policëve, ku njëri prej tyre përpiqet, pa sukses,  ta ndalojë me një taser dhe një i dyti më në fund qëllon katër herë kur burri me levë iu afrua në një distancë të shkurtër.

"Barcenas injoroi komandat e oficerëve dhe vazhdoi t'u afrohej atyre në një mënyrë agresive dhe kërcënuese," tha një zëdhënës i policisë për qytetin afër Los Anxhelosit.

60-vjeçari u godit përfundimisht nga tre plumba, në këmbën e djathtë dhe në krahun e majtë, u dërgua në spital dhe ndërroi jetë dy orë më vonë.

Sipas mediave lokale, 60-vjeçari ka pasur histori dhune pasi në vitin 2019 ka sulmuar dy të moshuar të panjohur për të, një 71-vjeçar dhe një 80-vjeçar. Gruaja, në fakt, vdiq tetë ditë më vonë në spital, por në atë kohë prokurorët nuk e lidhin vdekjen e saj me shtyrjen dhe shqelmat që mori nga Barsenas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco