Tragjedia në Lamansh/ Drejtori i Kryqit të Kuq anglez: Askush nuk e rrezikon jetën nëse ka një zgjidhje...

Tragjedia në Lamansh/ Drejtori i Kryqit të Kuq anglez: Askush nuk e rrezikon jetën nëse ka një zgjidhje...

11:39, 14/12/2022
A+ Aa A-

Drejtor i Kryqit të Kuq Britanik, Alex Fraser, ka reaguar në mbështetje të emigrantëve për tragjedinë në Kanalin Anglez, ku një varkë u fundos orët e para të mëngjesit.

“Kushdo që e bën këtë udhëtim në këto temperatura tregon sa të dëshpëruar janë njerëzit”, tha ai.

“Askush nuk e vë në rrezik jetën e tij si ky nëse nuk mendon se nuk ka zgjidhje tjetër dhe derisa të kemi rrugë më të sigurta të aksesueshme për njerëzit për të kërkuar azil, ekziston rreziku që mund të shohim më shumë incidente të tilla”, tha Fraser.

Operacioni i madh i kërkimit dhe shpëtimit që po zhvillohet në brigjet e Kentit vjen një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak u tha deputetëve se do të merreshin masa për emigrantët e paligjshëm.

Sunak përshkroi një sërë politikash, duke përfshirë ndryshimet e ligjit për të kriminalizuar dhe më pas larguar dhjetëra mijëra njerëz që kërkojnë azil pasi kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, dhe një marrëveshje me Shqipërinë për të kthyer emigrantët.

Plani, detajet e të cilit nuk janë publikuar, u vu nën shqyrtim nga disa deputetë konservatorë dhe lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer. Numri i personave që kërkojnë azil që mbërrijnë me varka të vogla pritet të kalojë 50,000 këtë vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco