Sekretarja britanike: Mendimet e mia janë me viktimat e mbytura në Kanalin Anglez

Sekretarja britanike: Mendimet e mia janë me viktimat e mbytura në Kanalin Anglez

10:59, 14/12/2022
A+ Aa A-

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman reagoi përmes një postimi në Twitter, duke sqaruar se është në dijeni për ngjarjen dhe në ndjekje të vazhdueshme.

Ajo tha se agjencitë janë duke përcaktuar faktet e plota mbi ngjarjen.

“Mendimet e mia janë me të prekurit,” – shkroi Braverman.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme deklaroi se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Sa i takon ngjarjes së sotme, ekipet e kërkim shpëtimit kanë njoftuar se trupat e pajetë janë duke u transportuar me helikopterë, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe viktima të tjera, raporton Daily Mail. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco