Japonezi arrestohet pasi telefonoi policinë 2000 herë në 9 ditë për ta sharë dhe fyer

Japonezi arrestohet pasi telefonoi policinë 2000 herë në 9 ditë për ta sharë dhe fyer

12:20, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një burrë i moshuar japonez u arrestua kohët e fundit pasi telefonoi një rajon policie, 2060 herë në nëntë ditë për t'i bërtitur personelit atje dhe për t’i quajtuar "hajdutë taksash" dhe "vrima ....,  idiotë të mëdhenj”

Nga data 30 shtator deri më 8 tetor, 67-vjeçari nga prefektura Saitama ka telefonuar gjithsej 2060 herë në Komisariatin e Policisë së Prefekturës për t'i bërtitur stafit dhe i ka thënë se të gjithë duhet të pushohen nga puna.

Kjo është një mesatare e një telefonate  çdo gjashtë minuta dhe një kohë totale bisede prej rreth 27 orë në intervalin nëntëditor.

Përfundimisht, policia bastisi shtëpinë e burrit dhe e arrestoi atë për shkak të pengimit të punës të policisë. Ai pranoi akuzat dhe tha: “E dija se policia do të vinte për mua një ditë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco