Zelensky: Ukrainës i duhen urgjentisht 800 milionë euro për popullsinë gjatë dimrit

Zelensky: Ukrainës i duhen urgjentisht 800 milionë euro për popullsinë gjatë dimrit

11:44, 13/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës u shkatërrua nga sulmet ruse, ka nevojë për "të paktën 800 milionë euro" ndihmë urgjente për të përmbushur nevojat e popullsisë gjatë dimrit.

Zelensky foli përmes videolidhjes në hapjen e konferencës ndërkombëtare të solidaritetit me Ukrainën, organizuar në Paris.

“Ne kemi nevojë për disa kategori pajisjesh, transformatorë, pajisje për restaurimin e rrjeteve të tensionit të lartë, turbina me gaz... sistemi ynë energjetik ka nevojë, të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndihmë urgjente nga sistemi energjetik europian, d.m.th. , energji elektrike nga vendet e Bashkimit Evropian në Ukrainë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se kjo ndihmë "do të kushtojë rreth 800 milionë euro".

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit "për t'i rezistuar gjatë këtij dimri" Rusisë.

Duke folur në hapjen e konferencës në Paris, Macron tha se "Rusia po vepron frikacakisht" dhe se "po përpiqet të mbjellë terror në popullatën" e Ukrainës duke sulmuar infrastrukturën civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco