Zelanda e Re miraton ligjin unik për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re miraton ligjin unik për ndalimin e duhanit

11:18, 13/12/2022
A+ Aa A-

Zelanda e Re ka miratuar një plan unik që brezi i ardhshëm të heqë dorë nga pirja e duhanit, duke vendosur një ndalim të përjetshëm për të rinjtë që blejnë cigare.

Ligji thotë se duhani nuk mund t'i shitet askujt që ka lindur që nga 1 janari 2009 - dhe tani e tutje, mosha minimale për blerjen e cigareve do të vazhdojë të rritet e të rritet.

Teorikisht, dikush që përpiqet të blejë një paketë cigare pas 50 vjetësh do t'i duhet kartë identiteti për të treguar se ishte të paktën 63 vjeç.

Por autoritetet shëndetësore shpresojnë se pirja e duhanit do të zhduket shumë më parë. Ata kanë një qëllim të deklaruar për ta bërë Zelandën e Re pa duhan deri në vitin 2025.

Ligji i ri redukton gjithashtu numrin e shitësve me pakicë të lejuar të shesin duhan nga rreth 6,000 në 600 dhe ul sasinë e nikotinës së lejuar në duhanin që pihet.

“Nuk ka asnjë arsye të mirë për të lejuar që të shitet një produkt që vret gjysmën e njerëzve që e përdorin atë,” u tha ligjvënësve në Parlament, Ministrja e Shëndetësisë Dr. Ayesha Verrall. “Dhe mund t'ju them se ne do t'i japim fund kësaj në të ardhmen, me miratimin e këtij legjislacioni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco