Charles publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve si mbret

Charles publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve si mbret

15:40, 12/12/2022
A+ Aa A-

Pallati është sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas “zhurmës” së shkaktuar nga dokumentari “Meghan & Harry”. Megjithatë, traditat janë mbajtur mirë dhe si çdo vit, pallati publikon kartolinën e Krishtlindjes për çdo vit. Kështu këtë vit çifti i ri mbretëror ndau kartolinën së bashku me një foto të bërë nga Samir Hussein nga një vizitë që çifti bëri në Skoci vitin e kaluar.

Charles është në stilin e tij të njohur dhe duke buzëqeshur, me Camilla në krah, gjithashtu duke buzëqeshur ndaj mbretit.

Kartolina është e thjeshtë me foton e çiftit në anën e djathtë dhe mesazhin në të majtë: "Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”. Këto janë Krishtlindjet e para të Charles në fronin britanik dhe sipas raportimeve, çifti synon të ruajë traditat festive të ndjekura nga Mbretëresha Elizabeth para vdekjes së saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco