Tensionet me Greqinë/ Macron paralajmëron Erdoganin: Mos i hidhni benzinë zjarrit

Tensionet me Greqinë/ Macron paralajmëron Erdoganin: Mos i hidhni benzinë zjarrit

18:34, 15/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, që të shmangë tensionet në Mesdhe dhe të mos i “hedhë benzinë zjarrit”.

Dy presidentët u takuan sot në Samitin e G 20 në Bali të Indonezisë, ku diskutuan për një sërë çështjesh me rëndësi gjeostrategjike.

Siç raporton Elysee, gjatë takimit u diskutua për Ukrainën, ku Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij të madh në lidhje me agresionin e Rusisë, ndërsa dy presidentët ripërsëritën nevojën për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Lidhur me çështjen e eksportit të grurit ukrainas, të dy presidentët ranë dakord që, në interes të sigurisë globale të ushqimit, eksportet duhet të vazhdojnë si përmes Detit të Zi, po ashtu edhe përmes lumenjve evropianë.

U diskutua edhe për çështjen e kandidaturave të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ku presidenti francez theksoi se shpreson që çështja të përfundojë së shpejti, gjë që sipas tij, do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e Aleancës Atlantike.

Lidhur me çështjet e Kaukazit , të cilat ishin edhe objekt konsultimi sipas Élysée, presidenti francez ftoi presidentin turk të punojë drejt rifillimit të negociatave midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në të njëjtën kohë ishte pro normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fund, presidenti francez i shprehu ngushëllimet e tij presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe gjithë popullit turk për sulmin terrorist në Stamboll dhe siguroi palën turke se Franca e mbështet atë në luftën kundër terrorizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco