Politika ‘zero Covid’/ Qytetarët kinezë mbeten në karantinë, përleshen me policinë për…

Politika ‘zero Covid’/ Qytetarët kinezë mbeten në karantinë, përleshen me policinë për…

15:45, 15/11/2022
A+ Aa A-

Turmat e qytetarëve të Guangzhou në Kinë janë duke u përleshur me policinë, pas zemërimit ndaj kufizimeve të rrepta të koronavirusit, ndërsa policia ka filluar punën për të ndaluar turmat, ndërkohë që qarkullojnë video ku shihen automjete policie të përmbysura duke shembur barrierat e Covid-19.

Politika zero e Kinës për Covid është në gjendje kritike, për shkak edhe të gjendjes së ekonomisë së vendit, ndërsa tensionet mes qytetarëve janë krijuar në distriktin Haizhu të qytetit, ku banorët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Por, ata janë ankuar se nuk paguhen nëse nuk janë në gjendje të paraqiten për punë, si dhe për mungesë ushqimesh dhe rritje të çmimeve gjatë kohës që jetojnë nën masat e kontrollit të Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco