Çfarë është deklarata e G20?

Çfarë është deklarata e G20?

13:18, 15/11/2022
A+ Aa A-

Deklarata e G20 është një synim i rënë dakort nga vendet anëtare të G20 në fund të samitit të tyre vjetor.

Komunikimi të tilla publikohen në mënyrë rutinore për të përmbyllur rezultatet e takimeve vjetore të nivelit të lartë.

Pse gjithmonë zgjat kaq shumë?

Deklarata që anëtarët e G20 do të nxjerrin në fund të samitit nuk do të publikohet deri nesër, pavarësisht faktit se dhjetëra ndihmës dhe staf do të kenë punuar gjatë gjithë kohës për të një nxjerrë një deklaratë së bashku.

Kjo është për shkak se komunikata përfundimtare duhet të përfshijë këndvështrimet e të gjithave vendeve anëtare të G20, e cila është një arritje ndërlikuar në kohët më të mira dhe veçanërisht e komplikuar këtë vit ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon.

Është raportuar se draft-deklarata e këtij viti thotë se ‘ka pasur pikëpamje të tjera dhe vlerësime të ndryshme për situatën në Ukrianë dhe sanksionet.’- duke sugjeruar se Rusia e kundërshtoi gjuhën.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tashmë ka sulmuar ‘politizimin’e deklaratës.

Pse ka rëndësi?

Deklaratat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në çështjet globale.

Në samitet e viteve 2008 dhe 2009 gjatë krizës financiare, udhëheqësit ranë dakort për një mori masash për të shpëtuar sistemin ekonomik global.

Megjithatë disa kritikë argumentojnë se samitet e mëvonshme kanë qenë më pak konstruktive, shpesh si rezultat i tensioneve midis fuqive rivale boatërore.

Takimi dypalëshe të mbajtur në margjinat e samitit, shpesh rezultojnë vendimare.

Këtë vit Anthony Albanese i Australisë dhe Xi Jiping i Kinës u takuan për herë të parë pas gjashtë vjetësh.

Xi Jiping u takua gjithashtu dhe me presidentin amerikan Joe Biden pas tensioneve në rritje mbi Tajvanin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco