Vdekjet në të gjithë botën nga Covid arrijnë në 5 milionë

Vdekjet në të gjithë botën nga Covid arrijnë në 5 milionë

12:40, 02/10/2021
A+ Aa A-

Numri i njerëzve që kanë vdekur në të gjithë globin si rezultat i koronavirusit ka kapërcyer shifrën 5 milionë, pasi lloji virulent Delta vazhdon të shkatërrojë vendet e pavaksinuara.

Ndërsa u desh pak më shumë se një vit që numri i vdekjeve nga Covid-19 të arrintenë  2.5 milionë, 2.5 milionë vdekjet e tjera u regjistruan në pak më pak se tetë muaj.

Mesatarisht 8,000 vdekje u raportuan çdo ditë në të gjithë botën gjatë javës së fundit - rreth pesë vdekje çdo minutë. Por niveli global i vdekjeve është ngadalësuar javët e fundit, sipas analizës së Reuters.

Raportohet se më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve globale të raportuara në një mesatare shtatë ditore ishin në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.

Ditët e fundit ka pasur një përqendrim në rritje për marrjen e vaksinave në vendet më të varfra, ku shumë njerëz ende nuk kanë marrë dozën e parë, edhe pse homologët e tyre më të pasur kanë filluar të japin dozat përforcuese.

Më shumë se gjysma e botës ende nuk ka marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19, sipas Our Ëorld in Data.

Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë tha se programi i saj i shpërndarjes Covax, për herë të parë, do të shpërndajë vaksina vetëm në vendet me nivelet më të ulëta të mbulimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco