Nxjerr pistoletën dhe qëllon këmbësorët, disa të plagosur në SHBA

Nxjerr pistoletën dhe qëllon këmbësorët, disa të plagosur në SHBA

17:41, 27/09/2021
A+ Aa A-

Një sulm me armë raportohet nga New York, ku policia bën me dije se të paktën pesë persona janë plagosur në Manhattan .

Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.

Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin një burrë rreth të 30-ve. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën. Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta.

Ndërkohë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco