Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Xhaferri: 'Pasiguria' në punë shkaktoi tragjedinë e radhës!

Xhaferri: 'Pasiguria' në punë shkaktoi tragjedinë e radhës!

19:33, 01/03/2024
A+ Aa A-

 Roland Hoxha dhe djali i tij 20 vjeçar Elidoni humbën jetën në aksidentin tragjik në punë në Lushnjë, teksa 7 të tjerë mes të cilëve dhe një ligjvënës mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi pas kontaktit të vinçit me telat e tensionit të lartë gjatë punimeve në një kapanon.

Së pari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha për humbjen e rëndë të dy familjarëve, teksa të plagosurve që janë nën kujdes mjekësor u uroj shërim të shpejtë.

Autoritetet duhet urgjentisht të nisin një hetim të thelluar nëse janë zbatuar rregullat lidhur me sigurinë teknike në punë dhe në rast se konstatohen shkelje, përgjegjësit  të përballen me pasojat ligjore.

Kjo ngjarje e rëndë të shërbejë si këmbanë alarmi në raport me një problematike të vjetër siç është shkelja e rregullave të sigurisë teknike në punë.

Bilanci i vdekjeve nga shkelja e rregullave të sigurisë teknike në punë është çdo vit i rëndë, veçanërisht në ndërtim dhe sektorin minerar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco