Xhaferri: Në 20 Shkurt nuk ka asnjë arsye për të mos qenë në shesh!

Xhaferri: Në 20 Shkurt nuk ka asnjë arsye për të mos qenë në shesh!

16:41, 18/02/2024
A+ Aa A-

Autokratët në mbarë botën veprojnë dhe mendojnë njëlloj dhe duken të pathyeshëm deri në orën kur populli vendos t'i tërheqë zvarrë në emër të lirisë, të familjes dhe të ardhmërisë së kombit.

Në 20 Shkurt nuk ka asnjë arsye që asnjë prej nesh të mos jetë në shesh, kundër një autokrati në tentativë që ja doli të përzërë 1 milionë shqiptarë nga atdheu si e vetmja formë për të konsoliduar pushtetin e tij që mbahet në këmbë nga paratë e narkotrafikut dhe korrupsionit.

Në 20 Shkurt do jemi në shesh për ata mijëra të rinj që u larguan drejt Anglisë me gomone e kamionë, ku shumë prej tyre kanë humbur jetën tragjikisht, e shume të tjerë kanë rënë në rrjetën e krimit duke shkaktuar zinxhir hasmërish dhe dramash sociale si askund në Evropë.

Në 20 Shkurt do jemi në shesh, për auditoret dhe klasat e braktisura, për spitalet pa mjekë që janë kthyer në qendra morgu dhe policinë e korruptuar që vetëm mbledh rrugëve viktimat e krimit.

Në 20 Shkurt do të jemi në shesh për drejtësinë e kapur që po keqpërdoret si një hanxhar në duart e qeverisë për të vrarë opozitën dhe për të çertifikuar autokracinë.

Në 20 Shkurt do jemi për ata sipërmarrës të ndershëm që i falimentoi injektimi i parave të krimit në ekonomi, e do jemi dhe për ata të rinj që u duhen 70 vite punë për të blerë një shtëpi, si baza kryesore për të ndërtuar një familje dhe të ardhme.

Në 20 Shkurt do jemi për t'i thënë ndal marrisë së Edvinit që kërkon ta bëjë Shqipërinë si Rusia e Putinit, ku ai që mendon ndryshe aksidentohet, burgoset e vritet si në mesjetë.

Unë do të jem aty, pres te jesh edhe ti pasi këtë Shqipëri nuk e kemi trashëgimi nga të parët por ua kemi marrë borxh fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco