‘Kosova: Një histori...’

‘Kosova: Një histori...’

19:41, 17/02/2024
A+ Aa A-

Nga Neada Stana*

Sot është një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë dhe në veçanti për Shtetin e Kosovës. Si sot 16 vjet më parë, falë përpjekjeve, luftërave, sakrificave, privacioneve dhe rezistencës së pashoqe në Evropën e Shekullit të 20 – të dhe të fillim shekullit të 21 – të, të shqiptarëve të Kosovës, u shpall pavarësia e Republikës së Kosovës dhe filloi proçesi i njohjeve të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Ardhja e kësaj ditë të bardhë historike, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe për historinë e popullit shqiptar si këtu në Shqipëri, ashtu edhe në trojet etnike që i rrethojnë që të dyja shtetet tona, ka qenë një moment i jashtëzakonshëm historik. Ajo ditë e shpalljes së pavarësisë shënon korrigjimin deri në një farë mase të padrejtësive të jashtëzakonëshme që i janë bërë kombit tonë ndër shekuj që mecopëtimin e territoreve të tëra Shqiptare në 1912 nga fuqitë e mëdha.Për arritjen e kësaj dite është derdhur shumë gjak, kanë rënë shumë heronjë e martirë. Në themelet e saj qëndron qëndresa e popullit shqiptar.

Por, kjo arritje kaq e madhe nuk do të vinte dot pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, më së pari atyre Anglo – Amerikanë të cilët luajtën rolin kryesor në çlirimin e Kosovës. Në fakt ka qenë një qasje e përbashkët e rezistencës së popullit shqiptar, në fillim me forma paqësore dhe më pas me forma të rezistencës së armatosur, që ndërgjegjësoi bashkësinë perëndimore demokratike për genocidin që po ushtrohej ndaj popullit tonë.

Por bashkë me të kanë luajtur një rol shumë domethënës dhe të pakrahasueshëm edhe individë të shquar nga bota Anglo – Amerikane që i shpjeguan Perëndimit të vërtetën historike mbi  prejardhjen autoktone të shqiptarve në Kosovë, në Dardani. 

Ndërsa shqiptarët luftonin, vendim marrësit e aleancës së Veriut, NATO, duhej të kishin argumentin historik dhe shkencor për të argumentuar aktin e ndërhyrjes ushtarake.Këtu ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe libri i Sir Malcolm “Kosova: Një histori e shkurtër” duke pasur një efekt domethënës sesi politikbërësit perëndimor e kuptuan rëndësinë dhe situatën e çështjes së Kosovës nga këndvështrimi i një studiuesi ndërkombëtar.

Ky libër bëri që qendra botërore ta shihte me një sy krejt tjetër problemin e Kosovës në prag të luftës, autori e paraqet një pasqyrim objektiv të Kosovës gjatë luftës me Serbinë.Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit romak e deri në ditët e sotme është në fokus të librit “Kosova: një histori e shkurtër” të historianit anglez Noel Malcolm.Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë.Sir. Malcolm trajton me objektivitet ngjarjet historike dhe rivlerëson të vërtetën historike të deformuar nga mitet dhe trajtimi tendencioz i historiografisë serbe.

Të cilin e falenderojmë në emër të të gjithë Shqiptarëve për këtë kontribut të jashtëzakonshëm që i ka dhuruar kombit tonë me veprën “Kosova: Një histori e shkurtër”.

Përsa i përket qëndrimit të Partisë Demokratike ndaj çështjes se Kosovës ajo që në gjenezë, që në themelimin e saj në shkurt të vitit 1990 kishte nëprogramin e saj themelues çështjen e Kosovës ku theksonte: “PD do të luftojë për të drejtat e shtetasve Shqiptarë në Jugosllavi”.

Gjatë viteve ’91-’94 ju dha udhëzim i veçantë trupës diplomatike shqiptare, ti kushtohet rëndësi e veçantëçështjes se Kosovës. Një nga drejtimet e politikës në ato në ato vite ishte çështja e Kosovëa, diplomacia shqiptare ka qenë në dispozicion të Kosovës dhe Rugovës. PD ka pasur një qasje të palëkundur ndaj çështjes së Kosovës që ka dhe kontinuitet deri në ditët e sotme.

Slogani “Nje komb, nje qendrim” , ka shërbyer si udhërrëfyes për mbajtjen e qëndrimit ndaj luftës në Kosovë. PD ishte formuluese e tezës: “Nuk jemi aktor por aktiv”. Dy definicione të Partisë Demokratike që kanë ndikuar në Pavarësinë e Kosoves dhe në qëndrueshmëri e politikave tona dhe në ndikim me ndërkombëtarët.

Pas vitit 2005 PD ishte ideatorja dhe realizuesja e Rrugës së Kombit, rruga që lidhi dy pjesë të kombit. Gjithashtu ishte formuluese e tezës se Bashkimi Kombëtar do të bëhet në BE. Ajo ka luajtur nje rol jetik në emancipimin e çështjes se Kosovës së çliruar drejt Pavarësisë.Megjithatë, është e rëndësishme të vazhdojmë të kemi të njëjtën qasje dhe në të ardhmen, të ndjekim të njëjtën traditë dhe seriozitet me Kosovën si shtet i Pavarur aspirant për NATO dhe BE.

Të ndiqet e njëjta linjë bashkëpunimi për të ekuilibruar dhe neutralizuar ndikimin  dhe bashkëpunimin e Serbisë dhe Rusisë në ballkan. Një bashkëpunim i tillëështë në dobi të paqes dhe të stabilitetetit në rajon dhe nëEuropë.Duhet një bashkëpunim komplementues në zbatim të detyrimeve kushtetuese në parim me ato pozicione në njohje dhe pozitat ndërkombëtare.

Edi Rama është kthyer tek qëndrimi fillestar aktor dhe jo aktiv. Kosova është vetë aktore e fatit të saj si shtet i pavarur dhe sovran, Shqipëria duhet të jetë aktive.  Shqipëria duhet të mbështes forcimin e shtetit te Kosovës dhe shtetformimin e saj, duke ndikuar në forcimin e narrativës së saj nderkombtarisht drejt integrimit. Edi Rama ka vendosur nje konflikt të thellë dhe të dëmshëm me kryeministrat e shtetit të Kosovës, të kaluar dhe aktual.

PD nuk do të bëje show pa substance bashkëpunimi. Dhe nuk do të lejojë që ndjeshmëria që kanë shqiptarët për marrëdhenien Shqipëri -  Kosovë, që ky qëllim kombëtar të shndërrohet në shoë personal të Edi Rames. PD do të ketë marrëdhenie me institucionet shtetërore të Kosovës, të gjithe janë të dobishëm për Kosovën. PD nuk do të lejojë që çështja e marrëdhënies Shqipëri-Kosovë të shndërrohet në një spektakël pa substancë.

Përpjekjet do të kenë një qëllim kombëtar, ndihmimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbrojtjen e historisë të  lavdishme të UÇK. PD beson dhe do të vazhdojë të besojë në pafajsinë e UÇK dhe nuk do te lejojë që mbi historine e saj të lavdishme te hidhet balta e synuar nga Beogradi dhe Rusia”.

Neada Stana anëtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco