A do ketë Basha fatin që i rezervoi Topit, Blushit, Spahiut e Ndokës?

A do ketë Basha fatin që i rezervoi Topit, Blushit, Spahiut e Ndokës?

16:20, 19/01/2024
A+ Aa A-

A do ketë Basha fatin që i rezervoi Topit, Blushit, Spahiut e Ndokës?

Në zgjedhjet e 2013 FRD mori rreth 30 mijë vota, por për shkak të kodit zgjedhor, nuk mundi të merrte asnjë deputet.

Kreu i kësaj force politike Bamir Topi mori rreth 10 mijë vota në Tiranë, por mandati i tij i shkoj Luan Ramës së LSI-së, për shkak të formulës koalicioneve.

PDK, PDS, PSD dhe AKZ morën përkatësisht nga 10 mijë deri në 13 mijë vota dhe nuk u përfaqësuan dot në Parlament.

Në 2017 LIBRA e Ben Blushit mori 20 mijë vota dhe për shkak të Kodit nuk mori dot asnjë deputet.

Krerët e këtyre partive që ishin kryesisht të spektrit opozitar kërkuan ndryshimin e kodit, duke kërkuar proporcional kombëtar, si e vetmja formë që ky lum votash të mos shkonte dëm, por PD e Lulzim Bashës që domenin e shumicës opozitës e refuzoi.

Sot Lulzim Basha dhe grupi i deputetëve që i kanë mbetur pas me Kodin aktual mund të kenë fatin e LIBRA-s, FRD-s dhe partive të ngjashme, ndaj ngulmimi i tij për reformën zgjedhore ku kërkon proporcional kombëtar është i kuptueshëm dhe është gatshëm për pazar, pasi karriera e tij politike mund ta ketë datë e skadencës në zgjedhjet e 2025.

Reforma zgjedhore nëse miratohet do jetë një kostum i qepur që i rri vetëm mazhorancës, ashtu siç ka qenë çdo ndërhyrje në kodin zgjedhor pas 2013 dhe reforma territoriale e 2014.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco