FOTO/ Departamenti Brain Gain lajmëron projektin e ri - 'Në kërkim të simboleve'...

FOTO/ Departamenti Brain Gain lajmëron projektin e ri - 'Në kërkim të simboleve'...

10:26, 17/01/2024
A+ Aa A-

Nga dep. ‘Brain Gain’ në PD/

Simbolet janë forca të çuditshme. Nuk ka rëndësi nëse i kuptojmë apo jo, nëse i shohim apo jo. Ato gjenden gjithkund në jetën tonë dhe kanë një ndikim të madh në luhatjet dhe zhvillimet e shoqërisë dhe shtetit.

Një simbol mund të jetë një mit, një send, një ngjarje, një person apo një veprim. Kështu kemi parë që një vrasje mund të sjell një luftë botërore, që refuzimi për t’u çuar nga një autobuz sjell një lëvizje të gjerë të të drejtave civile, një slogan të krijojë shpresë etj.

Simboli merr forma të ndryshme por ka gjithmonë të përbashkët faktin që ka një forcë përbashkuese për njerëzit (në një numër të madh të tyre) dhe shumëfishon në mënyrë eksponenciale forcën e tyre të përbashkët.

Përkthyer në veprimtarinë politike ose shoqërore, simbolet kanë aftësi të bëjnë bashkë një numër shumë të madh njerëzish dhe tu jap atyre forcën e nevojshme për të sjell ndryshime të forta deri në rrëzimin e regjimeve diktatoriale.

Në Shqipëri, më shumë se në vendet e tjera, simbolet nuk kuptohen mirë. Propaganda e pandalshme e sistemit komunist, ka prodhuar një popull të çorientuar, të gjymtuar në aftësinë e tij për të përvetësuar dhe për ti ndërtuar ato.

I ndërgjegjshëm për këto dobësi të trashëguara, Edi Rama ka vendosur autokracinë e tij duke u mbështetur në Sistemin e Konfuzionit të Përhershëm (SKOP) që ka krijuar. Shumëfishimi i simboleve negative dhe i vlerave të këqija duket se po përfundon të gjunjëzojë një popull pa pika referimi.

Pra ne gjendemi brenda një sistemi ku qytetarët nuk i njohin dhe nuk i shohin mirë simbolet, gjë që mundëson që drejtuesit e shtetit shqiptar ti krijojnë ato me vetëdije dhe ti ndryshojnë sipas nevojës për t’ju përshtatur narratives së tyre. Kjo përshtatje e vazhdueshme nuk shihet nga populli i çorientuar.

Është thelbësore që Partia Demokratike, për shkak të asaj që përfaqëson në historinë e Shqipërisë post komuniste, si forca e parë opozitare në vend, të sjellë përsëri në jetë betejën e simboleve. Pra ajo duhet të ndërtojë në mënyrë të ndërgjegjshme, si kundërshtari i saj narrativen e saj simbolike.

Këtë gjë ne e propozojmë duke u nisur nga koncepti i “vlerave”. Një vlerë që kërkojmë të shohim tek demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Një vlerë e rigjetur nëpërmjet mbrojtjes së saj nga Partia Demokratike dhe më pas e shfaqur nëpërmjet një simboli që të krijojë dinamika të reja dhe të forta brenda shoqërisë shqiptare.

Këto vlera të ringjallura, të lartësuara nëpërmjet simboleve të ndryshme do vijnë gjithashtu të përplasen me kuadrin e krijuar nga Rilindja. Kjo betejë është absolutisht thelbësore gjatë vitit 2024 që është viti përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Qëllimi i punës që do bëjmë është që të gjejmë 12 vlera të përkthyera në 12 simbole që do lartësohen në 12 aktivitete përgjatë vitit 2024.

Këto aktivitete duhet të bëhen në të gjitha trojet shqiptare për të mundësuar gjithashtu një shtrirje të gjerë të Partisë Demokratike e cila shumë shpesh kufizohet në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco