90 vite punë për një shtëpi/ Tirana, Kryeqyteti Evropian i Pastrimit të Parave për 2023!

90 vite punë për një shtëpi/ Tirana, Kryeqyteti Evropian i Pastrimit të Parave për 2023!

20:07, 12/01/2024
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Në Tiranë për vitin 2023 rezulton se janë bosh mbi 50 mijë apartamente, që në kushte normale do strehohin 200 mijë banorë.

Ky fenomen nuk lidhet me shpopullimin, pasi Tirana nuk është prekur nga emigrimi në përmasat e rretheve të tjera, por lidhet direkt me injektimin e parave të krimit në sektorin e ndërtimit.

Paratë e krimit kanë bërë që leku të marrë epërsi mbi euron dhe paundin britanik si në asnjë vend të Ba,llkanit, mjafton të shikoni Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.

Faturën e këtij vizioni ekonomik të Edi Ramës me moton që pa krim nuk ka zhvillim, e paguajnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Një çifti të rinjsh në Tiranë si në asnjë vend të Evropës për të blerë një apartament u duhen 90 vite punë, ndaj shumë prej tyre zgjedhin më mirë eksodin se të lënë të ardhmen edhe te fëmijëve te tyre kolateral në bankë.

Ka ardhur koha që së bashku të ngrihemi dhe të protestojmë fuqishëm kundër këtij narkoshteti më të cilin kompromisi nuk është më alternativë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco