Sa më i varfër, sa më i brishtë të jetë kombi, aq më lehtë manipulohet nga propaganda

Sa më i varfër, sa më i brishtë të jetë kombi, aq më lehtë manipulohet nga propaganda

14:58, 11/01/2024
A+ Aa A-

Nga Neada Stana -DepartamentitBrain Gain dhe Ekselenca në PD

Prej disa vitesh tashmë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të emigracionit të popullsisë të arsimuar. Prej më shumë se 30 vitesh të “destinuar”për të përjetuar një trazicion të pa fund, shumica e shqiptarëve dhe të rinjve kanë humbur shpresën për një të ardhme në vendin e tyre. Emigrimi është nje fenomen i zakonshëm që nga lashtësia, por kohët e fundit po bëhet shqetësues largimi i profesionistëve dhe intelektualëve, duke sjellë atë që njihet si drama më e madhe shoqërore: “brain drain” (largimi i trurit). Ndodhemi para një realiteti shqetësues, ku Shqipëria po përballet me një eksod të ikjes trurit, që paraqesin një pasuri të çmuar për vendin tonë. Te rinjtë konsiderohen shtresa që e vuajnë më së shumti papunësinë në Shqipëri, edhe kur janë të kualifikuar apo të mbikualifikuar për tregun e punës. Papunësia,mungesa e vlerësimit, pagat e ulëta, kostoja e lartë e jetesës, korrupsioni, problemet me nepotizmin dhe mungesa e meritokracinë janë disa nga shkaqet dhe pasojat të lidhura direkt me emigrimin e kapitalit njerëzor.

Natyrshëm më lind pyetja: Nëse nuk gjenden mënyrat e duhura për të ndaluar procesin “brain drain”, cila është e ardhmja e Shqipërisë?

Në këtë periudhë të sfidave, është koha të ndërmarrim veprime të menjëhershme për të ndaluar këtë trend tragjik për vendin tonë.

Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022. Siç e përmenda faktorët që shkaktojnë këtë largim janë shumë, duke filluar nga perspektivat e kufizuara në karrierë, pagat e ulëta, infrastruktura e pamjaftueshme, korrupsioni, deri te sistemi i drejtësisë me probleme.

Përballja me këto sfida është pjesë e detyrës sonë kolektive dhe qytetare, e cila kërkon bashkëpunimin dhe angazhimin e gjithsecilit.

Shpopullimi masiv që ka prekur dhe vazhdon të prek Shqipërinë është një prej fenomeneve më të rënda që na ka prekur që prej vitit 2013. Rinia në veçanti, ajo që përbën mushkërinë e kombit ëndërron një jetë larg Shqipërisë. Ata që kanë ikur për të studiuar apo për tu trajnuar profesionalisht nuk kthehen ndërkohë që ata që kanë  mbetur presin momentin për tu larguar, pa shpresë në një të ardhme më të mirë për vendin.

Në këtë mënyrë kombi ynë varfërohet nga forcat e tij të gjalla, me shkollimet dhe perspektivat më të mira, dhe i dhuron botës pjesën m ëndriçuese të saj.

Sa më i varfër, sa më i brishtë të jetë kombi, aq më lehtë manipulohet nga propaganda. Ajo që është një tragjedi historike na shitet si një arritje madhore.

Aty ku duhet të qajmë për largimin e forcës së ndryshimit nga vendi na kërkohet të gëzojmë për arritjet e saj çdo kund, përveç se në vendin e vet.

Në këto kushte të vështira, është krijuar Departamenti i Brain Gain dhe Ekselencës në PD. Ky departament vjen si një risi në politikën shqiptare. Misioni i tij mund të përmblidhet në fjalinë:

“Frutet e mendjes tonë t’ua kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer”

Departamenti Brain Gain ka hapur një dritare të re për ata te rinj që jetojnë jashtë vendit për të kontribuar në Partinë Demokratike dhe në Politikën Shqiptare.

Ne po luftojmë për ide, për një vizion që kemi për vendin tonë dhe që ka filluar me protestat e para kundër komunizmit ne vitet ’90.  Ne jemi të gjithë së bashku trashëgimtarët e një beteje të papërfunduar.

Shqipëria ka nevojë për një kthim dhe një kontribut të gjithë qytetarëve të saj. Aspekti cilësor, kuptuar si ekspertiza e veçantë apo arsimi i lartë është i rëndësishëm por nuk është i mjaftueshëm. Pa masën, pa njerëzit mund të ketë shtet por nuk ka më komb.

Dhe ne nëpërmjet departamentit tonë duam që të bëjmë të mundur kthimin e atyre të rinjve që jetojnë jashtë në mënyrë të natyrshme, që kur këta të rinj të kthehen ti vlerësojmë siç duhet dhe ti kemi asete me vlerë.

“Shqipëria është në rrezik për shkak të sundimit autokratik të Rilindjes ndaj ka nevojë për të gjithë fëmijët e saj që të vijnë ta shpëtojnë”

Brain gain nuk synon të sjell njerëz më të mirë por njerëz me eksperienca dhe ekspertiza të ndryshme që vijnë e plotësojnë ato qëPartiaDemokratike ka aktualisht në dispozicion. Është thelbësore që të rinjtë të angazhohen në procese të vendimmarrëse. Ky angazhim i të rinjve do të sjellë ide të reja, energji dhe vizion të ri për të formuar një Shqipëri më të fortë nga ana politike. 

Duke u bazuar ne parimet:

“Një hapësirë për çdo demokrat”, si brenda dhe jashtë Shqipërie.

Dhe “Lidhja midi sBrezave”të rinjtë dhe të vjetrit bashkë.

Të rinjtë sjellin frymë të re dhe ide inovative, ndërsa të më të vjetrit sjellin eksperiencën dhe maturinë. Një bashkëpunim mirë funksionues midis këtyre dy grupeve, duke mësuar nga gabimet e të kaluarës. mund të sjellë përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm për politikën në Shqipëri. Le të bëhemi të gjithë bashkë,Shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërie, të rinj dhe të vjetër, le të bëhemi bashkë për të luftuar këtë regjim autokratik që po e çon vendin drejtë skamjes dhe shpopullimit. Le të bëhemi  të gjithë bashkë për ti kthyer shkëlqimin Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco