Sali Berisha, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, reforma në drejtësi dhe amerikanët

Sali Berisha, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, reforma në drejtësi dhe amerikanët

12:53, 03/01/2024
A+ Aa A-

Nga Ibrahim Morina

Kufiri i viteve 2023 - 2024 prodhoi lajmin më të bujshëm në historinë e më se 30 viteve të fundit, “arrestin në shtëpi” të Sali Berishës, liderit historik të PD, pse jo dhe të liderit të politikës shqiptare. Ajo që nisi si reformë në drejtësi, duket këtë ka pasur si qëllim e pikësynim të saj, megjithë pretendimet e ideatorit “të arrestimit në shtëpi”, Edi Rama dhe levat e tij të reformës në drejtësi.

***

Nuk janë dashur më shumë se 2 - 3 ditë nga ai vendim i Edi Ramës, i certifikuar e noterizuar nga SPAK e GJKKO, si pretencë e Taulant Ballës, që “reformatorët e drejtësisë”, por edhe të gjithë ne të kuptojmë se Sali Berishën, vetëm fizikisht e kanë izoluar. Nuk janë vetëm ata qindra mbështetës që kanë zgjedhur “të presin” Vitin e Ri poshtë dritareve “të izolimit” të Sali Berishës, por janë edhe reagimet dhe denoncimet e tij publike, që demonstrojnë e provojnë të njëtin aktivitet e koherencë të tij, përballë revanshit të Edi Ramës me burgosje e ngritje taksash.

Regjimi, me siguri nuk e ka pritur këtë MOSIZOLIM të Sali Berishës. Në tejkalim të procedurave, rregulloreve dhe ligjeve, me masën më të fundit ekstreme, “në vend që të vinte vetullat, nxori sytë”.

Afërmendsh, që për aq sa prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, apo edhe gjyqtarja Irena Maneku (Gjoka), nuk i besojnë as vetë ato që kërkojnë, noterizojnë e certifikojnë si vendime të Edi Ramës, të lënë në tavolinat e tyre nga Taulant Balla, nuk mund “tia mbyllin gojën” Sali Berishës. Që të arrinin këtu, duhet të paktën të formalizonin zyrtarisht një akuzë me disa prova qoftë edhe sa për të thënë. Por, mbi tre vjetë hetime të pretenduara, nuk kanë arritur të bindin “reformatorët” e SPAK e GJKKO, se ajo cfarë u është rikthyer pronarëve të kompleksit “Partizani”, nuk është një përfitim, por është një vënie padrejtësie dhe dinjiteti në vend, i cili në fund të fundit, nuk ka cenuar me asnjë qindarkë buxhetin e shtetit..., si, bie fjala, në rastin e incineratorëve të Arben Ahmetajt apo sterilizimit të Ilir Beqajt...

***

Ardhja te këta emra, nuk është e rastësishme. Janë këta emra, jo të denoncuar për miliona euro abuzime nga buxheti i shtetit, por që denoncojnë se sa qesharake është shëndërruar reforma në drejtësi...

Kur paska qenë kaq e thjeshtë “bllokimi i pasaportës” dhe “ndalimi i lëvizjes” për Sali Berishën, cfarë të vështire shihnin “reformatorët e drjtësisë” Arben Krajat, Enkeleda Millonaiat, apo Irena Manekurat (Gjokat), që të mos ia lejonin Arben Ahmetajt, “pushimet luksoze në drejtim të paditur”...?! Po Ilir Beqajt, pse nuk ia bllokojnë pasaportën, formalisht, se duket se ai nuk e ka ndërmend, nuk po kupton dhe nuk po e lexon sic duhet mesazhin “arratisu!”...?! Ose, ose ka marrë ndonjë garanci të madhe nga mentori i tij Edi Rama...

“Reforma në drejtësi”, dukshëm, ia mundëson “veton” Edi Ramës..., për aq sa ky “rreh gjoksin” dhe e paraqet këtë reformë, si vepër të vetën..., duke injoruar dhe shpërfillur edhe VETË amerikanët...

Ose..., ose..., amerikanët, për të mos marrë faturën e dështimit të reformës në drejtësi, janë tërhequr, kanë hequr dorë, nga përgjegjësia e autorësisë së saj, duke ia lënë faturën Edi Ramës...

Ose..., ose..., amerikanëve iu ka dalë Edi Rama nga kontrolli, aq sa edhe ambasador “kanë harruar” të sjellin në Shqipëri dhe presin që 10 vjetë pasi Edi Rama të ketë lënë pushtetin, të na servirin vazhdimin e teleonvelës me “nongrata” e “arrest në bunkerin e Surrelit” të ish-kryemistrit Edi Rama.

Qesharake, pse jo edhe ironike, ky “konkluzion i mundshëm”, por me këtë standard amerikanët, nuk janë duke kontribuar për demokracinë në Shqipëri, pse jo edhe me luftën kundër korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco