Akush nuk e kishte menduar se 2024 do të kishte rrugicën e Doktorit si barrikadën e fundit të demokracisë shqiptare

Akush nuk e kishte menduar se 2024 do të kishte rrugicën e Doktorit si barrikadën e fundit të demokracisë shqiptare

10:58, 02/01/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Vite më parë, kur nisi gjithçka, rrugica e Doktorit pozicionuar në një lagje të thjeshtë tiranse pranë rrugës së Fortuzit, mbushej pa gdhirë me demokratë, banorë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria që prisnin ta takonin, kush për besnikërinë ndaj betejës politike, e kush për një ndihmë o hall.

Në atë dekadë të parë të '90 me vite, sa të vështira e delikate të ekuilibrit politik, jo pak herë rrugica e Doktorit mbushej me forca policore, mjete të blinduara e gardh demokratësh që viheshin në linjë mbrojtëse për të mos e prekur kush.

2024 nisi me Rugicën e Doktorit si General Headquartes, gjeneral i lëvizjes demokrate shqiptare.

Duan o s'duan ta pranojnë anti berishianët, anti demokratët, nihilistët, arrivistët, indiferentët, heshtakët, mosmirënjohësit, diplomatët e hatersat, rrugica e Doktorit, pozicionuar, sot, pak metra larg nga 'Rruga e Elbasanit' e nga selia qëndrore e Partisë Demoktratike, është sot kufiri politik mes ligjit e demagogjisë, frikës e kurajos, demokracisë e diktaturës, propagandës e realitetit.

Në këtë fillim viti rrugica e Doktorit popullohet herët me emigrantë shqiptarë nga Berlini, Athina, Kanadaja, Roma... Duhet të jenë sipas të dhënave qeveritare turistët e "10 milionë e 1, 10 milionë e 2, 10 milionë e 4 post 2023".

Disa prej tyre kanë qënë në gardhin e rrugicës së vjetër të 30 viteve më parë.

Ndodhen dhe sot aty. Janë me veten e idealet e tyre si më '90.

Ndodhen aty ku mungojnë sot ata që simboli i kësaj rrugice, pra Partia Demokratike, u dha kolltukun e ministrit, deputetit, drejtorllikut, struktura e karrige.

Rrugica e Doktorit është sot prova e demokratëve. Anëtarë të Këshillit Kombëtar, Deputetë, Kryesi e drejtues të strukturave të larta partiake, duhet të jenë gardhi mbrojtës fizik e viziv, nga hyrja e 'Rrugës së Elbasanit' deri tek hyrja e pallatit të Doktorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco