Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çmimi i apatisë është tirania

Çmimi i apatisë është tirania

16:05, 23/12/2023
A+ Aa A-

Nga Aurora Barçi* - Anëtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca në Partinë Demokartike

"Sipas Montesquieu, 'Pushteti i një princi në oligarki nuk është aq i rrezikshëm sa apatia e një qytetari në një demokraci'. 

Ky koncept, bashkë me thënien e Martin Luther King Jr., 'Askush nuk të hip dot në kurriz nëse ti nuk përkulesh', thekson rëndësinë e qëndrimit aktiv të qytetarëve dhe shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre. 

Gjatë 10 viteve të fundit, përmes skandaleve të njëpasnjëshme dhe protestave të stisura me kufizime që nuk i prishnin axhendën Qeverisë, Rilindja ka ushtruar Eksperimentin e Bretkoses mbi shqiptarët, eksperiment që ka ulur shpresën për ndryshim tek qytetarët. 

Kjo ka bërë që fuqia reaguese e qytetarëve të ulet. Opozita në Shqipëri, e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka një rol jetik në kontrollin dhe balancimin e pushtetit. 
Denoncimet e bëra nga opozita për afera korruptive lidhen drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, me faktin se pse shqiptarët çdo ditë e më shumë detyrohen të braktisin vendin. 

Protestat nuk janë vetëm për opozitën, por për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur demokracinë dhe të ardhmen e brezave. 

Shoqëria civile duhet të jetë e gatshme të veprojë dhe të reagojë për të mbrojtur vlerat demokratike. 

Heqja e imunitetit të Sali Berishës, një figurë kyçe në historinë e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, ngre shqetësime serioze mbi gjendjen e demokracisë. Ky akt simbolizon një hap drejt një sistemi më autoritar, ku liria e shprehjes dhe e veprimit politik duket se po kufizohet. 

Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së në të ardhmen, por me të tilla kushte demokracie në vend, ku opozitës nuk i lejohet hyrja në parlament, po shkojmë drejt Lindjes, jo Perëndimit. 

Duhet të jemi të kujdesshëm, Historia nuk duhet të përsëritet! 

Ne duhet të kujtojmë se indiferenca dhe apatia mund të çojnë në rritjen e autoritarizmit, çmimi i apatisë është tirania. 

Është koha që qytetarët shqiptarë të gjejnë forcën për të vrarë frikën dhe të angazhohen aktivisht në mbrojtjen e demokracisë. 

Kjo është thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe të drejtë për Shqipërinë dhe për të avancuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco