Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri kalimtare-Nga Bislim Ahmetaj

Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri kalimtare-Nga Bislim Ahmetaj

16:01, 16/12/2023
A+ Aa A-

Shqipërinë e sotshme është e vështirë deri në  pamundësi për ta përshkruar qoftë si shkrimtar, sociolog apo si politikan. Nganjëherë e shoh si një mollë në ‘Kopshtin e Adamit’ të kafshuar nga çdo anë,  jo nga Eva, por nga hienat.

Pastaj më shfaqet si një godinë e rrëzuar nga një termet apokaliptik rreth së cilës duartrokasin minjtë e politikës dhe armiqtë historikë të saj.

Shpesh e shoh si një ‘bombë atomike’ çelësat e së cilës i zotërojnë gjithfarë rrugaçësh dhe kafshësh politike.

Shqipëria e ka domosdoshmëri mbijetese një qeveri kalimtare, të paktën një vjeçare, në mënyrë që ta  pastroj vetën nga llumi, zhuli dhe ndryshku që e ka mbytur shtetin shqiptar në çdo hallkë të tij.

Një vit do të ishtë i mjaftueshëm për të kthjelluar mendjet e indoktrinuara, të verbra, të kalbura nga korrupsioni dhe hakmarrja primitive.

Një vit do ishte i mjaftueshëm për të ba një ligj zgjedhor të gjithë pranuar, ku të jenë të përfshirë shqiptarët e diasporës, një ligj që rrit besimin dhe jep garanci për fshehtësinë e votës dhe të numërimit të saj.

Një vit do të ishte i mjaftueshëm për ta çliruar drejtësinë nga  kontrolli i qeverisë aktuale, nga presioni i opozitës dhe nga influenca arbitrare e ambasadës amerikane apo ambasadave të tjera perëndimore dhe lindore.

Një vit do të ishte i mjaftueshëm për të afruar tek votuesi programe, kandidatë dhe alternativa që i japin garanci votuesve që nuk janë flluska sapuni, apo droga elektorale.

Një vit do të ishte i mjaftueshëm për ti dhënë fund tranzicionit të pafundmë.

Kjo qeveri kalimtare një vjeçare për të qenë krejtësisht apolitike dhe jo krahinore do të duhej sipas meje të ndërtohej nga profesor të universitete publike të vendit duke filluar nga Shkodra në Gjirokastër, Korçë, Elbasan,  Durrës.

Për tu ndalur në Tiranë tek Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti  Bujqësor, Universiteti i Mjekësisë, ai i Sporteve dhe  Arteve.

Njëmbëdhjetë pedagog(e)-ministra, të cilët nuk duhet të kenë pasur asnjë angazhim politik në të kaluarën e tyre, me një program-orakull, të shkurtër dhe të qartë,  për nji vit do të mund ti afronin vendit ndryshimin cilësor që perceptojnë shqiptarët e ndershëm dhe të vyrtytshëm, të cilët unë besoj dhe mendoj që përbëjnë shumicën tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco