Xhaferri: Ngjashmëria mes Ramës dhe ithtarëve të diktatorit!

Xhaferri: Ngjashmëria mes Ramës dhe ithtarëve të diktatorit!

16:08, 29/11/2023
A+ Aa A-

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, homazhet tek varrezat e dëshmorëve me foto dhe simbole të Enver Hoxhës që mbahen me krenari nga ithtarët e tij, kryhen çdo vit, si  në Tiranë ashtu edhe jashtë saj.

Dëshmorët e luftës nacionalçlirimtare janë ndër faqet e ndritura të historisë sonë dhe sakrifica sublime e tyre nuk ka asnjë lidhje me atë çka ndodhi pas 28 Nëntorit 1944 në Shqipëri, ku u instalua regjimi më gjakatar në Evropë.

Si një njeri i lindur në vigjilje të pluralizmit, por i rritur duke e mësuar historinë jo veç bardhezi, e kam të vështire të konceptoj këto lloj homazhesh ku nderohet një njeri që ka vrarë më shumë shqiptarë se sa vranë dy luftërat botërore të marra së bashku.

Gabohet rëndë kushdo që mendon që shfaqjet e turpshme ndodhin pa leje dhe pa direktivë nga ai që në Piramidën në nder të diktatorit mirëpriti liderët e  Evropës, kur në fakt do duhej t'i priste në Shkodër a Mirditë, ku janë ende provat dhe faktet e krimeve gjakatare të ish diktatorit.

Edi Rama sot ka pushtet po aq sa kishte pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha në fund të viteve 1980, ndaj askënd nga ne nuk duhet të na surprizojë kjo shfaqje e turpshme që përsëritet prej një dekade çdo 29 Nëntor, e që na fakton se nuk kemi mësuar asgjë nga e shkuara jonë e errët.

Çdo shqiptar dhe veçanërisht të rinjtë duhet të distancohen nga këto akte turpi, që ngacmojnë plagën e atyre mijëra shqiptarëve që regjimi u vodhi jetën duke i vrarë,  e rrëmbeu fëmijërinë dhe rininë duke i burgosur dhe internuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco