Xhaferri: Avokatët që gjykata i cakton Berishës, nga patronazhistët e Edit tek pionerët e Enverit!

Xhaferri: Avokatët që gjykata i cakton Berishës, nga patronazhistët e Edit tek pionerët e Enverit!

20:36, 26/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Nuk kanë të ndalur shkeljet skandaloze të gjyqtares Irena Gjoka, në raport me procesin politik të hapur nga SPAK, ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Pasi emëroi si avokat Artan Simonin, i cili në rrjet sociale shfaqej si patronazhist i sektit të Rilindjes, drejtësia e re është kthyer pas në kohë, pasi sot ka vendosur që të emërojë si avokate, një ithtare të ish diktatorit Enver Hoxha, diktatorit më gjakatar të Evropës.

Nëse i hedh një sy faqes në facebook avokates, Valentina Teodoresku, kupton se vec Edi Ramës ajo është adhuruese e flaktë e ish dikatorit Enver Hoxha.

Postimet e saj përkojnë me atë të një përfaqësuese të Partisë Komuniste, por në fakt ajo është avokate e Shtetit Shqiptar dhe shëmbëlltyra e këtij sistemi drejtësie.

Këto vendime të gjyqtares Irena Gjoka janë minë me sahat në këtë proces të montuar politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco