Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

'Cum dictatura sit regula unis viri'/ Kur diktatura është sundimi i një njeriu

'Cum dictatura sit regula unis viri'/ Kur diktatura është sundimi i një njeriu

20:24, 26/10/2023
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani

Diktatorët kalërojnë mbi tigra nga të cilët nuk të zbresin ndërkohë që tigrat bëhen e me të uritur ...thotë  Winston Churchill......

Një nga tigrat e Ramës është arrati , tigra të tjerë e mbajnë mbi shpinë, ku aferat betonizuese dhe inceneratorët kanë lëshuar erën e tyre të qelbur. Prej dy ditësh mediat dhe rrjetet po merren me ndalimin pa të drejte të Abi Malltezit dhe Sali Berishes, peshorja e drejtësisë është këputur dhe tashme është kthyer në persekutorë politike ndaj opozitës së vendit

Diktatura (nga latinishtja dictatura)

Dictatura est imperium unius hominis, qui saepe dictator nominatur; temporibus autem hodiernis, ut mos est, dictatores titulis formalibus legitimisque (sicut duce, praesidente, rege) plerumque utuntur. Aliter dictum inter dictaturam homines unius hominis voluntati obtemperant

Në shqip Diktatura është sundimi i një njeriu, i cili shpesh quhet diktator; por në kohët moderne, siç është zakon, diktatorët zakonisht përdorin tituj formalë dhe legjitimë (si udhëheqës, president, mbret). Me fjalë të tjera, në një diktaturë, njerëzit i binden vullnetit të një njeriu....

Dhe sot ne ndodhemi para një fakti të një sistemi diktatorial, ku një njeri vendos , vulos, dhe kalbja e një sistemi zbaton.  Prej dy ditësh nuk pranohen avokatë të kontaktuar që kanë përsipër çështjen Berisha. Gjykata cakton kryesisht avokatë të listës të cilët janë shërbyes të një sistemi , ku anonçojnë statuse për ish diktatorin Enver Hoxha , ku vendosin në info punuar në hetuesi pavarsisht se sot teorikisht ndodhemi në demokraci, gjykata dhe prokuroria as nuk duan t’ja dinë sepse Ai ka dhënë urdhër , ndërkohë që qëndron mbi shpinë tigrash të uritur , dhe për këtë ngre kultin e babaxhanit batutaxhi  dhe të nacionalistit ku turma e frikuar nga uria hesht dhe bërtet rroftë lideri , turma që ndoshta nuk e di urinë e tigrit , turmë amneze që harron çdo gjë për liderin edhe bukën edhe ujin edhe ajrin.

Diktaturat lëshojnë shtat gjatë gjumit të ndërgjegjes kolektive , thotë Alexis de Tocqueville.

Dhe Ai lideri këtë beri, lëshoi gjumin mbi një turme te uritur ,filloi gjyqet publike , gjeti tigrat e tij dhe ju lëshua në kurriz, sekuestron pa burg të vetët sepse e di që nuk hapin gojë , jep tendera dhe konçesione tigrave dhe më pas ata arratisen , ndërkohë që tigri shëndetësor multimilionësh është në harresë, në heshtje ndoshta i arratisur, ama tek opozita, pikërisht tek opozita duhet goditur , duhet goditur fort me daulle e cila bën zhurmën e madhe edhe pse brenda është bosh, të godasim atë , të godasim atë , pikërisht ate që të bëhet zhurmë, shumë zhurmë, si refreni i një kënge e cila vë në gjumë urinë dhe zgjon tallavanë e një kombi nën nacionalizëm për të uluritur fort shumë fort për liderin për të sfumuar hungërimën e fortë të tigrave të uritur ku pasi ngopen me prenë ua hedhin mbetjet hienave të  sistemit që kanë ngritur në mënyrë që këto hiena të mos grupohen sepse ndryshe nëse grupohen i shqyejnë tigrat.

Ndoshta jemi ne diktature ?

Shpjegimi i fjalës diktator është .....

Fjala diktator e ka origjinën nga titulli i një gjykatësi në Romën e lashtë të emëruar nga Senati për të sunduar republikën në kohë të jashtëzakonshme.

Pra cili është gjykatësi ?Felix Bilani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco