Ligji qe rrezikon Sigurine Kombetare

Ligji qe rrezikon Sigurine Kombetare

08:43, 19/10/2023
A+ Aa A-

Nga Faik Basha/

Sot në parlament do votohet Projektligji për

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.75/2014, “PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE”

Këto ndryshime nuk rregullojnë mirëfunksionimin e këtij shërbimi por ato do i japin mundesi çdo vendi të botës të krijojë ushtrinë e tyre brenda vendit tonë.

Neni 13 pika 2 ne kete Ligj i jep mundesinë cdo agjenti Serb, Rus, Grek apo çdo kombësie tjetër të krijojë ushtrinë private të armatosur me armatime bashkohore brenda Shqiperisë.

"Neni 13

2. Shtetasi i huaj gëzon të drejtën të certifikohet si drejtues teknik dhe punonjës shërbimi i subjektit nëse plotëson, përveç kritereve të veçanta të përcaktuara në këtë ligj, edhe kriteret e mëposhtme:

a) Të jetë i pajisur me leje unike sipas parashikimeve të ligjit nr.79/2021 “Për të huajt”;

b) Të marrë miratimin paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

c) Të përmbushë kriterin e besueshmërisë, sipas kuptimit të këtij ligji.”

Ky ligj nuk duhet te kaloje kurrsesi sot ne Parlament. I bej thirrje te gjithe Ish-kolegeve ushtarak te mazhorance dhe opozite ta kundurshtojne kete projekt dashakeqes per vendin dhe sigurine kombetare.

Armatimi qe u fut ne veri te Kosoves fshehurazi ne Shqiperi do futet me ligj.

Drejtuesi Teknik eshte niveli me i larte drejtues ne nje kopani private te sigurise, ai ka te drejte te administroje ne kompani te gjitha llojet e armatimit qe disponon nje FSHSP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco