Kullat në Tiranë mbijnë pasi ujiten me paratë e krimit dhe korrupsionit!

Kullat në Tiranë mbijnë pasi ujiten me paratë e krimit dhe korrupsionit!

16:48, 07/08/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Injektimi i parave të krimit të organizuar në ekonominë e vendit është ndër krimet më të rënda të kësaj mazhorance dhe përgjegjës për këtë është drejpërdrejt Edi Rama, e më pas shpura e tij me në krye Lali Betonin&co.

Dy vite më parë në Itali u prangos sekseri i Ndranghetas ,Antonio Gallo, (sipërmarrës në Tiranë) teksa nga përgjimet rezultoi se mafia italiane e shikon Tiranën si një mundësi e artë për pastrimin e parave në ndërtim, kryesisht në kullat në qendër të Tiranës.

Ky projekt orgurzi i sektit të Rilindjes ka asfiksuar ekonominë e brishtë shqiptare, teksa flukse të parave të krimit që hynë nga çdo pikë kufitare kanë falimentuar sipërmarrësin e ndershëm në Shqipëri.

Sot një të riu shqiptar për të blerë një apartament në Tiranë i duhen mesatarisht 60 vite, pasi korrupsioni dhe babëzia e kësaj qeverie u vjedh të ardhmen dhe ëndrrat.

Rasti Ahmetaj faktoi qartë se si paratë e korrupsionit dhe vjedhjes pastrohen në sektorin e ndërtimit përmes transaksioneve fiktive, teksa sekuestrot e dhjetëra apartamenteve nga SPAK dëshmon se fenomeni i pastrimit të parave të krimit në ndërtim është në përmasa ekstreme.

Aspekti tjetër është ai i masakrës urbane, teksa Tirana është kthyer në një supermarket kullash që i bëjnë hije,por nuk e mbulojnë mjerimin e shumicës së familjeve shqiptare.

Opozita nuk ka asnjë lidhje me kullat që vet Edi Rama dhe lali miratojnë, sado që shërbëtorët mediatik dhe të shoqërisë civile mundohen t'a trumbetojnë ndryshe!

Pse e bëjnë këtë? Sepse relativizimi i të keqes dhe ngulitja në mendjen e çdo qytetari se të gjithë flejnë në të njejtin batak korrupsioni, ndihmon këtë makineri të kalbur të vazhdoj kalbjen e Shqipërisë!

Gjithsësi, jo vetëm kjo kullë, por çdo kullë duhet të ndalohet! Janë çerdhe pastrimi paraje!

"Tirana që rritet me 30 mijë banorë në vit", nuk i ka mundësitë të përballojë këto çmime!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco