Kjo qeveri as nuk e njeh dhe as nuk ka dëshirën ta njohë arsimin

Kjo qeveri as nuk e njeh dhe as nuk ka dëshirën ta njohë arsimin

13:23, 14/03/2023
A+ Aa A-

Nga Qemal Çejku/

Shashka e radhës e hedhur në fushatë. Përsëri me arsimin, në përpjekje për të shtuar elektoratin nga rilindja. Ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Arsimin Parauniversitar....edhe këto fiks në "kohën e duhur".

Kjo qeveri as nuk e njeh dhe as nuk ka dëshirën ta njohë arsimin.  Banka Botërore la një rekomandim shumë serioz dhe të qartë pas pandemisë; arsimi të bëhet prioritet kombëtar dhe të ngrihet përqindja e buxhetit të  qeverisë për mbështjen e arsimit. Ne kemi theksuar dhe theksojmë: kjo qeveri nuk ka asnjë dëshirë për një reformë të mirëstudiuar, pasi ka nisur lloj-lloj pseudoreformash, por në fund ka dështuar dhe i është dashur t'i anulojë dhe të fillojë siç ishte më parë. Mësuesi ngelet akoma një provëz e këtyre lojërave politike apo paaftësive qeveritare. Kthimi e rikthimi është sllogani i rilindjes. Na e tund tani dispozicionin si kartën e radhës, si "asin nën mëngë". U kujtuat për domosdoshmërinë e tij se mësuesit edhe pse u mbahej rroga kur merrnin raport, duhet të bënin plan shtesë për zëvendësimin e orëve të munguara. Kosto mbi kosto të shkretët... Harroni se ju vetë e çbëtë me politikat tuaja "dashamirëse". Dhe tani me të drejtë shtroj pyetjen:

Mësues në dispozicion apo grumbullime elektorale pranë ZVA - ve?!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco