Ëndrra!

Ëndrra!

17:50, 27/02/2022 Nga Florjan Nuri
A+ Aa A-

Me ne fund pak qetësi….

Sapo kishte mbyllur një takim intensiv këshillimi për kanabisin mjekësor. Kishte pyetur te gjithë çfarë mendonin pasi ne fund duhej te dilte me një vendim te pjekur.

Neper te i ishte dashur te ndalonte dhe ne çështje te ditës me interes. Kishte sqaruar te pranishmit se çështja e Ukrainës ishte pune energjie. E kishte te konsultuar këtë pune me njerëzit me te fuqishëm te botes. Jo me larg se një dite me pare ishte “takuar” me ta dhe kishte kuvenduar për një kohe jo te shkurtër.

U shtriq ne kolltuk dhe po mendonte. Çfarë fati ky Zelensky!!! Aktor komik i biri i botes qe sot zë faqet kryesore te mediave dhe i është vene përballe diktatorit famëkeq Putin. Ka me vete te gjithë boten perëndimore.

Nuk ndodhin gjerat rastësisht, joooo! Se ne artistet jemi njerëz shume te forte dhe atdhetare! Jemi te shënjuar nga Ai lart!

Por ky Zelensky ka fat, s’ke ç’thua! Ndërsa për vete s’di c’te them…

E imagjinon ti apo jo? Me thërrasin mua komisioneve qe t’u flas për ligjin dhe procedurat! Unë u them Trump-i këta jo vetëm nuk me kuptojnë, po shkojnë e me përmendin ca emra për pune inceneratoresh qe Zoti e di çfarë janë! Pastaj nuk janë as incineratore mbi te gjitha!

Kërkojnë nga unë te shpjegoj ku kane vajtur leket! Mua qe pasionet e vetme ne jete kam interesin publik te vëllezërve dhe motrave te mia dhe artin tim. Hej bela! Pyesin per procedura artistin piktor me te mire nder kryeministrat ne bote! Mos t’u permend gjatesine se kam frike qe do mendojne po mburrem dhe kompleksohen e nuk flasin me pastaj. Hajde merru dhe me koleget nderkombetare t’u shpjegosh kete situate se ne maje te gjuhes e kane mungesen e demokracise. Apo s’eshte dhe kjo situata tani qe te gjithe jane te ndjeshem per pune demokracie!!!

Me ka rrethuar mediokriteti! Une dal ne konference per shtyp pasi kuvendova me me te medhenjte e botes dhe me duhet te flas per kerkesat e Confindustri-se. Qe kane hallin e tyre dhe jo se cfare ndodh ne bote. Kerkojne masa ndihmese, ndersa une duhet te mendoj per rrezikun qe na kanoset.

T’i coj selam mikut tim, liderit lokal? T’i them se jemi keshilluar me popullin dhe mbi 400 mije motra e vellezer i jane pergjigjur pozitivisht nismes se Ballkanit te Hapur. Pas ketij sihariqi qe do ta shkunde dhe lumturoje do t’i them qe ne jemi gati. Te dalim bashke, te takohemi diku dhe t’i tregojme botes mbare qe ne ja dolem, i lame pas merite dhe lufterat me njeri-tjetrin. Po kam frike se mos i prish pune ne keto momente. Edhe ai ka halle! Plus qe nuk e ka stofin e nje lideri global. S’eshte artist, nuk e ka ne gjak kete pune!

Me mire te qetesohem pak tani. Do marr Medvedevin tim, ai do te me jape sigurisht lajme te mira.

-Alo! Me thuaj nje lajm te mire se kam nevoje te qetesohem!

- Me fal i madhi Skenderbe! Te them te mirin apo te keqin te parin?

- Fol! Lajmet e keqija per burrat jane!

- Ai e hodhi karriken! E verviti ne ajer ne sy te shume njerezve! Nuk u pa nga perfunduan copat! E ka seriozisht kete here mesa duket! Keto zgjedhje jane jete a vdekje per te!

- Ehe! Po nuk e ka te tijen karriken, e ka dhurate. Sic nuk e ke dhe ti ne fund te fundit! Nejse, me thuaj lajmin e mire tani!

- Sot ne fushate mbajta nje fjalim te shkurter, po qe i emocionoi te gjithe. U lane me lot e qurre! U thashe te gjithe njerezve, cfare prisni qe te vije ai, Skenderbeu yne t’ju beje punet e lokalitetit ku jetoni? Njesoj si matrioshkat ruse, ne cdo kuti kemi zgjedhur nje Skenderbe te vogel qe mendon dhe punon per ju! Ndaj ju kemi sjelle gjithmone njerez punetore, me integritet e te ndercem! Si vete Ai! Per t’i emocionuar, kur thashe Ai ngrita koken dhe duart lart! U zberthyen po te them! Plasen brohoritjet, filluan kenget popullore “marrsh nga ditet tona” e vargjet qe cdokush do t’i kishte zili!

- Matrioshkat ruse eeeee! Mire, neser ne 04.30 te mengjesit do dalesh te lyesh nje pallat qe do ta pergatisim per refugjatet ukrainas qe do presim! Te them une nga 03.30 se ku do shkosh!

- Si urdheron Pasha! Me fal Skenderbe! Fjala jote ligj per ne! Se harrova te te them, me pelqeu shume mbrojtja qe me bere ne Komision! Si the, t’i thyejme noten ne sjellje, hahahaha! Te perqaf!

Iku dhe kjo pune. Nuk qenka thene pak qetesi per mua! Me iku jeta duke u marre me hallet e dynjase!

Ndjeu nje si lekundje te lehte ne sup. Dhe nje ze te tromaksur qe i fliste nga afer.

- Kryetar! Kryetar! Te lutem zgjohu! Zgjohu Kryetar! Na erdhi fati ne dere! Do takohen! Rusia dhe Ukraina do takohen! Ngrihu ne kembe! Po te presin atje ne kufirin mes Bjellorusise dhe Ukraines! Ngrihu zoti Sekretar i Pergjithshem i NATO-s. Bota ka nevoje per ty!

- Po pse ma prish gjumin o maskara! Ca kam vjedhur une, ca kam vjedhur! Une do iki kur te dua vete, jo kur te me thone njerezit ik! Me zgjo kur te zgjidhet kjo pune! Di une se ca them dhe bej pastaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco