Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kurti duhet të ndjekë lidershipin e SHBA në çështjen e Jeruzalemit

Kurti duhet të ndjekë lidershipin e SHBA në çështjen e Jeruzalemit

14:14, 03/03/2021
A+ Aa A-

Altin Gjeta*/

Akoma pa u tharë mirë boja në fletët e votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe pa hyrë në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti po fillon të ndjejë peshën e rëndë të sfidave mëtëcilat do tëpërballet shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pak ditë më parë ai mori dy letra urimi të sajdisura me nga një ‘fishek’ në secilin zarf respektivisht. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa e uronte Kurtin për fitoren historike në zgjedhjet e 14 shkurtit, e fton kryeministrin në ardhje të Kosovës qëtë hapë ambasadën në Jeruzalem sipas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Presidentit Trump. Ndërkohë, nga ana tjetër, me një ton gati-gati kërcëllues, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e paralajmëron Albin Kurtin që të mos ndërmarrë një hap të tillë, pasi do të ishte me pasoja për Kosovën. Njëmesazh tëtillë mëdiplomatik ose e ka marrë ose pritet të vijë edhe nga Brukseli, pasi BE-ja nuk e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe e ka parë me shqetësim politikën e ish-presidentit Trump kundrejt konfliktit Izrealito-Palestinez.

Kështu, me të marrë detyrën, qeveria e re e zotit Kurti do ta gjejë veten mes tre zjarreve në politikën e jashtme. I vetëdijshëm për peshën e rëndë të vendimeve nësferën ndërkombëtare, Kurti jo më kot e ka devalvuar dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme në përgjithësi, për të mos i mbajtur lart pritshmëritë e publikut. Nisur edhe nga eksperienca e shkurtër si kryeministër në fillim të vitit 2020, zoti Kurti besoj e ka kuptuar tashmë se një shtet i vogël, nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtarë, me çështje të hapuara me Serbinë, pa ulëse në OKB dhe pikë takimi e përplasjes së interesave të të ‘mëdhenjve’, ka shumë pakhapësirë për të vetëvendosur. Bash për këtë,çështjae vendodhjes së ambasadës së Kosovës në Izrael duket se do të jetë prova e parë e zjarrit për Albin Kurtin, jo vetëm për të testuar koherencën dhe karakterin e lidershipit tëtij, por edhe për tëparaparë orientimin e Kosovës së erës Kurti në politikën e jashtme.

Në 2018-ën Presidenti Donald Trump, me një lëvizje kontraverse në politikën e jashtme në Lindjen e Mesmevendosi që ta zhvendosë ambasadën e SHBA-vë nga Tel Avivi në Jeruzalem, në mbështetje të qeverisë izrealite e cila e ka shpallur Jeruzalemin kryeqytet, dhe në bazë të ligjit federal Amerikan të vitit 1995, i cili mandaton Uashingtonin të vendosë ambasadën e saj në qytetin e shenjtë. Legalisht Jeruzalemi u vendos ngaKombet e Bashkuara nën administrim ndërkombëtarë në 1948-ën me shpalljen e shtetit të Izrealit në territoret palestineze.Mirpo, gjatë luftës 6-të ditore në 1967, Izreali e pushtoi edhe pjesën lindore tëqytetit, e parashikuar si territor palestinez duke e unifikuar Jeruzalemin dhe shapllur kryeqytet në 1980-ën. Qëndrimi mbizotërues i komunitetit ndërkombëtarë ka qenë që konflikti mbi Jeruzalemin të zgjidhet me anë të negociatave duke marrë parasysh rezolutat e OKB-së që parashikojnëdy shtete në territoret palestineze. Deri tani, vetëm Guatemala iështë bashkuar SHBA-ve në zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi, ndërsa qendrat e tjera të pushtetit e kanë cilësuar lëvizjen e Trump si të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Ironikisht, Kosova e gjen tash veten në kurthin e një konflikti të ngrirë nëBotën Arabe ku ngërthehen përplasje dhe ambivalenca ndërkombëtare dhe intra-kombëtare mes fuqive rajonale dhe botërore. Në një situatë të tillë, Kurti do të gjendet mes një presioni trekëndorë nga SHBA, BE dhe Turqia, repsektivish tre qendra të rëndësishmepushteti me qasje të ndryshme ndaj problemit të vendodhjes së selive diplomatike në Izrael,por që kanë kontribuar thelbësisht në pavarsinë e Kosovës. Në këtë kontekst, vendimi që do të marrë zoti Kurti nuk do ti kënaqë të gjithë miqt e Kosovës. Kësisoj, gjykoj se diplomacia e Prishtinës në këtë rast duhet të udhëhiqet nga maksima britanike, sipas së cilës Mbretëria e Bashkuar nuk ka miq të përjetshëm, por interesa të përjetshme.

Prandaj, në këtë frymë, mendoj se mes SHBA-ve, BE-së, dhe Turqisë, zoti Kurti duhet të ndjekë lidershipin amerikan në politikën ndaj Izraelit,pasikoha ka treguar se Uashingtoniështë spiranca më e sigurtë për tu ankoruar në një rend ndërkombëtarëgjithnjë e mëmultipolarë. Për më tepër, nëSHBA duket se ka një qëndrim bipartizan tashmë ndaj çështjes së Jeruzalemit. Gjatë një dëgjese në Senat, Antoni Blinken, Sekretari i Shtetit nën administratën Bajden, ka deklaruar se do ta mbajë ambasadën amerikanë në Jeruzalem si dhe vlerësoi marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar gjatë presidencës Trump. Pamvarsisht turbulencave që solli zoti Trump, politika e jashtme amerikane ka treguar se është strategjike dhe se shkon përtej emrave të presidentëve në detyrë.

Me vendimin për ta vendosur ambasadën në Jeruzalem, zoti Kurti do të vlerësonte jo vetëm partnerin strategjik, SHBA-në, por edhe shtetin e Kosovës dhe Izraelit të cilët kanë nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatikebilaterale mbi kushtin e respektimit tëvendodhjes së selisë diplomtike në qytetin e shenjtë. Tashmë në stofin e politikanit, Albin Kurti duhet të mos bie pre’ e ‘sindromës zero’ në qeverisjen e Kosovës. Mosrespektimi i një marrëveshje të tillë do të cënonte kredibilitetin e Prishtinës si një shtet qëiu qëndron marrëveshjeve të nënshkruara, pamvarsisht se kush është në zyrën e kryeministrit.

Për më tepër, megjithëse duket qartazi se Kurti është më shumë europianist, nga eksperienca e tij politike ai duhet të këtë mësuar se BE-ja mbetet akoma larg të qënit një fuqi globale dhe se politika e saj kundrejt shtetësisë së Kosovës ka qenë e ndarë dhe herë-herë kundërproduktive. Brukseli ka qenëi pafuqishëm për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi, duke e kyçur Prishtinën në një dialog shterpëqë ka hapur shtetësinë e Kosovës për rinegocim si dhe është autore e Asosacionit të Komunave Serbe në Veri, kaq shumë të anatemuar nga vetë zoti Kurti kur ishte në opozitë. Megjithëse Kosova ka bërë koncesione të dhimbshme si anagazhimi në një dialog me Serbinë pa synime të qarta, si dhe ka miratuar marrëveshjen e kontestuar të demarkacionit me Malin e Zi, BE-ja nuk i ka qëndruar premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Ndryshe nga Uashingtoni, i cili ka lobuar fuqishëm për njohjen e Kosovës, duke siguruar së fundi edhe njohjen e Izraelit, Brukseli ka qenëi pafuqishëm që të bindë pesë nga shtetet e saj antare për ta njohur Kosovën.Përkundrazi, duket se politika e jashtme e BE-së ka qenë më shumë e shqetësuar për të akomoduar Serbinë sesa për forcimin e shtetësisë së Kosovës. Së fundi, pozicioni i BE-së kundrejt vendimit të Izrealit për të shpallur kryeqytet Jerzualemin duket të jetë më shumë parimorë, dhe nuk ka gjasa të afektojë rrugën e integrimit europian të Kosovës, pasi kjo e fundit do të varet kryekëput nga arrtija e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ndërsa për sa i përket pozicinit të Ankarasë në këtë mesele, mendoj se lypet që zoti Kurti të përcjellë mesazhet e duhura diplomatike ku ti bëjë të ditur Presidentit Erdogan së marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë nuk mund dhe nuk duhet të kalojnë nga qëndrimet respektive të dy vendeve sovrane ndaj vendeve të treta. Megjithëse Turqia është një fuqi rajonale dhe një partnere e afërt e Kosovës, Prishtina nuk duhet ti lejojë vetes të bëhet vasale e një vendi, fuqia dhe investimi të cilit në Kosovëështë e pakrahasueshme me SHBA-në dhe BE-në.

Në fund të fundit, zgjidhja e konflikit Izrealto-Palestinez nuk do të varet nga vendimi i Kosovës për ta vendosur apo jo ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është një krizë e tejzgjatur tashmë, dhe Kosova nuk ka përse të bëhet aktor apo faktor.Të tre miqt e Kosovës janë antarë të NATO-s, e cila udhëhiqet nga SHBA.Dhe nëse Kosova kërkon të jetë shtet sovran dhe ipavarur, Prishtina duhet të sillet fillimisht si i tillë në krah të mbështetësit më të madh të shtetësisë së saj dhe aktorit më të fuqishëm ndërkombëtarë, SHBA-ve.

*Chevening fellow / Hulumtues pranë Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco