Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Gjeneral Hashashi dhe Sekretari i Përgjithshëm grabisin tenderin e uniformave të policisë’

‘Gjeneral Hashashi dhe Sekretari i Përgjithshëm grabisin tenderin e uniformave të policisë’

18:45, 04/11/2019
A+ Aa A-

Akuza te renda per vjedhje klamoroze per Gjeneral Hashashin dhe sekretarin e tij te pergjithshem!

Një qytetar ka denoncur grabitjen e fundit që Sandër Lleshi po bën me tenderin e uniformave të Policisë, ku sipas qytetarit: ‘Pas pezullimit prej 3 muajsh të tenderit të “Veshmbathjes së Policisë së Shtetit” me vlerë prej 2.800.347.570 lekë, tenderi rihapet për të vazhduar jo me në favor të firmës “Gjergjefi” që ishte paracaktuar më parë, por tani për një firmë kroate, e quajtur “Kroço”, në bashkëpunim me firmën shqiptare “Ro.gat security”, me experiencë pothuajse zero në fushën e prodhimit dhe trajtimit të veshmbathjeve.’

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: ‘Akuza te renda per vjedhje klamoroze per Gjeneral Hashashin dhe sekretarin e tij te pergjithshem! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital se si vjedh gjeneral Hashashi në tenderin për uniformat e policisë! sb

‘Pershendete dr.Pas pezullimit prej 3 muajsh të tenderit të “Veshmbathjes së Policisë së Shtetit” me vlerë prej 2.800.347.570 lekë, tenderi rihapet për të vazhduar jo me në favor të firmës “Gjergjefi” që ishte paracaktuar më pare, por tani për një firmë kroate, e quajtur “Kroço”, në bashkëpunim me firmën shqiptare “Ro.gat security”, me experiencë pothuajse zero në fushën e prodhimit dhe trajtimit të veshmbathjeve.

Në rastin e parë, kur ky tender u hap ishte përcaktuar fituesi me metodat klasike, në rastin në vazhdim me metoda mafioze, të padëgjuara më parë dhe me ndëhyrjen direkte të autoritetit më të lartë të M.B., është pothuajse i vulosur fituesi “Kroço” me partnerin lokal, kompanine (Ro.gat security).

Argumentet teknik:

1- Gjatë procesit të tenderimit, ndërrohen 3 here specifikimet teknike te 90% të artikujve. Hapet tenderi me 115 artikuj me specifikime teknike të mbështetura në disa V.K.M. : Nr.55 date 27/01/2016 ; V.K.M. Nr.512 date 04/09/2018; V.K.M. Nr.287 date 10/05/2019, një muaj më vonë (gjatë procesit të tenderimit) bën testim tregu të 50% të artikujve të tenderuar, por me specifikime të tjera. Dhe me datë 17/10/2019 vazhdon tenderin e pezulluar më parë, por me specifikime krejtësisht të ndryshuar dhe pa bërë testim tregu dhe të mbështetura në V.K.M. të botuar deri me sot.

Burime prane M.B. pretendojnë se Ministri S.Lleshi, sekretari i pergjithshem i M.B., dy biznesmenë shqiptarë ( të përfshirë në këtë afere) dhe një ish general nga Kosova (me rol ndërlidhës), janë takuar me perfaqësuesit e firmës kroate “Kroço” ne Kroaci, ku gjate nje vizite zyrtare, ku rastesisht u takuan me perfaqesuesit e kompanise Roço.

2- Skandali i ketij proçesi thellohet me uljen e sasisë për çdo artikull, por fondi limit mbetet i pandryshuar. Pra artikujt janë po ato 115 , por sasia e tyre është më e ulet se në hapjen e tenderit. Diferenca në këtë rast është 4.000.000 $. Kuptohet që, kjo diferencë justifikohet me ndryshimin e specifikimeve teknike për çdo artikull.

Në këtë garë (tender) nga M.B. kërkohen në fazen e II-të që të vijojë pas datës 5 nëntor që, çdo konkurentë te paraqesë 112 mostra të prodhuara tashmë me specifikimet e reja.

Për kohën e lënë në dispozicion, taknikisht praktikisht është e pamundur të prodhohen këto mostra bashkëlidhur me analizat laboratorike shumë të ndërlikuara .

Por kjo është e mundur vetëm për bashkimin e operatorëve të paracaktuar.

Për këtë skandal do t’ ju tregojmë edhe hollesi të tjera.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco