Problemet e të rinjve bëjnë bashkë nesër Bashën, Kellicin dhe zyrtarin e CDU

Problemet e të rinjve bëjnë bashkë nesër Bashën, Kellicin dhe zyrtarin e CDU

18:03, 30/10/2019
A+ Aa A-

Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon me organizimin e tryezave të diskutimit, ku në fokus të tyre janë problematikat e të rijve shqiptarë.

I rradhës do të zhvillohet nesër, datë 31, ora 17:30, në selinë qëndrore të PD, ku në bashkëbisedim, përveç kreut të FRPD, Belind Këlliçi, merr pjesë kryetari i PD Lulzim Basha dhe kreu i Jugne Union (Forumi Rinor i CDU), Tilman Kuban.

“Studentët e GRUD Juridik me shumë ide, deshirë dhe përkushtim se si dhe çfarë duhet të bëjmë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Shumë ide dhe pyetje nga studentë të ndryshëm kanë ardhur për takimin e nesërm. Jam shumë optimist nga dëshira e madhe për të kontribuar në këtë proces që do ta ndryshojë njëherë e përgjithmonë realitetin e trishtë që po jetojmë sot.

Nesër, e enjte, ora 17:30, shihemi në PD, së bashku me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Kryetarin e Forumit Rinor të CDU (Junge Union) Tilman Kuban 

Shqipëria si Europa është rrugëtimi ynë i pandalshëm”, shkruan Këlliçi në postimin e tij. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco