Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur Gjergj Sulioti

Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur Gjergj Sulioti

22:09, 22/03/2024
A+ Aa A-

Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Gjergji Sulioti u lind në Korçë në 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore.

Babai i tij, Piro Sulioti ishte këngëtar lirik dhe solist në operetën “Agimi” të Kristo Konos, e cila është opereta e parë shqiptare dhe u vendos në skenë në 1954.

Nëna e tij ishte aktore amatore pranë teatrit “A. Z. Çajupi”, ndërsa motra eshte këngëtare dhe profesore muzike.

Në vitin 1966 mori pjesë në festivalin e këngës të Radio Korca. Pikërisht në këtë festival fiton çmimin e parë me një këngë të Sotiraq Vangjelit, duke i lënë babait të tij çmimin e dytë me një këngë të Pavllo Shollës.

Kur ishte ende student debutoi në festivalin e 14-te të kengës në RTSH me këngën “Rini, flamur i zjarrtë”.

Në festivalin e 15-të, Gjergji do të bëhej i njohur gjerësisht me këngën e Mark Kaftallit “Përherë me këngë”.

Në fundin e viteve 70, Gjergji shkëlqeu edhe me disa këngë në koncertet e majit dhe në anketat e Radio Tiranës, që në shumicën e rasteve u vlerësuan me çmime.

Gjatë viteve ’80, Gjergj Sulioti interpretoi role të operave të ndryshme, që u shfaqën në TOB. Në operën e vitit 1984, Gjergj Sulioti interpretoi Golan Lugapari nga opera “Borana” e Avni Mules.

Në vitin 1986 mori pjesë në operën ‘’Zgjimi’’ duke interpretuar rolin e Skënderit.Ndërkohë, në operën “Nëna e trimave” përsëri e Avni Mulës realizoi rolin e Shnajderit.

Ndërkohë, në aktin e tretë të operes “Toska” realizoi rolin e policit Spaleta. Në vitin 1988, në qytetin e lindjes realizoi rolin e Ilirit në operën “Liceistet”.

Në vitin 1989, në shfaqje me skena operash të ndryshme, realizoi rolin e Otellos në aktin e katert te operes “Otelo” te Verdit.

Po në këtë vit shfaqet edhe ne rolin e Kolës ne operen komike “Paja” të Nikolla Zoraqit.[6] Në vitin 1990, intepretoi rolin e Kanios nga opera “Palaçot” e Leonkovalos, si dhe rolin e don Hozes nga opera “Karmen” e Bizesë.

Ai ka qënë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco