VIDEO-SYRI TV/ 'Gramshi një biografi e re' flet në shqip, Lepuri: Ka pasur polemika të shumta

16:33, 27/04/2024
A+ Aa A-

Botimi ‘Gramshi një biografie e re’ vjen në shqip i përkthyer mjeshtërisht nga Anxhela Lepuri dhe Eljon Doçe. Figura e Gramshit ka qenë një figurë poliedrike dhe është shoqëruar me polemika për shkak të temave që ai ka dashur të trajtojë. Përkthyesja flet për të veçantën e librit, sfidën në përkthimtari e thotë se takimi i lexuesit shqiptar me Gramshin është i vonë.

Nga SYRI TV

Antonio Gramshi është një figurë që ka jetuar mes dritëhijesh. Autori Angelo d'Orsi në botimin ‘Gramshi një biografie e re’ përkthyer mjeshtërisht në shqip nga Anxhela Lepuri dhe Eljon Doçe tregon historinë e Antonio Gramshit, nga fëmijëria e tij në Sardenjë deri në Torino, nga Moska në Vjenë, nga Roma në burgun e Turit dhe deri në klinikën romane, ku ai vdiq më 1937-ën.

Autori hedh dritë mbi origjinalitetin e mendimit të Gramshit, duke gjurmuar thellë në pikëtakimet dhe përplasjet e së majtës italiane.

Përkthimi në gjuhën shqipe ka qenë sfidues për Anxhela Lepurin, ngase botimi përmban të dhëna të shumta historike. Sipas përkthyeses është i vonë takimi i lexuesve shqiptarë me Gramshin.  

‘Gramshi një biografi e re’ i  kushtohet jo vetëm studiuesve dhe atyre që e njohin Gramshin, atyre që e kanë dëgjuar,  por edhe atyre që duan të dinë mbi figurën e tij.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco