SYRI TV/ Suksesi ndërkombëtar i shfaqjes 'Nëna', vepra vlerësime nga drejtuesit e festivalit

16:48, 18/03/2024
A+ Aa A-

Një nga produksionet më të suksesshme të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqja “Nëna” u bë pjesë e edicionit të 11-të të “Festivalit të Teatrit të Vendeve Ballkanike”, që organizohet çdo vit në Bursa në pranverë, drejtuar nga Teatrot Shterërore Turke.

Shfaqja “Nëna” u luajt më datë 8 Mars në skenën e Teatrit “Devlet Tiyatrolari”, ndërsa publiku e mirëpriti përmes duartrokitjesh të ngrohta. Ovacione të gjata u ndjenë nga komuniteti shqiptar që jeton në Bursa, i cili ndoqi me kërshëri shfaqjen. “Nëna” mori vlerësime të shumta nga drejtuesit e festivalit, ndër të cilët nga Tamer Karadagli dhe artistët e pranishëm. Aktorja Ema Andrea shkëlqeu nën interpretimin e Anës, personazhit kryesor.

Nën lojën e dritëhijeve që është ndërtuar skenografia, një grua e përhumbur rreket të tejkaloj kohën duke komanduar një robot dyshemeje. E ulur dhe e dorëzuar, Ana, gruaja e vetmuar dhe një nënë lënë vetëm që vjen mjeshtërisht nën interpretimin e Ema Andreas, përjeton ardhjet e ikjet e birit dhe bashkëshortit, e bërtet për dashurinë njerëzore, atë të munguarën. “Nëna”  sjell një rrëfim të ngazëllyer për sfidat, vuajtjet dhe forcën e figurës së nënës në shoqërinë tonë. Shfaqja “Nëna” kapërceu muret e gjuhës e kulturës nëpërmjet kastit të aktorëve që përjetuan e transmetuan emocione te shijuesit e teatrit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco