SYRI TV/ Vlorë, ‘mirënjohje artistëve shqiptarë’, nderohen Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj

13:56, 04/03/2024
A+ Aa A-

Pjesë nga 12 filma të realizuar nga dyshja e regjisorëve vlonjatë, Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, u rishfaqën në teatrin Petro Marko Në vlorë. Ky aktivitet u zhvillua në shenjë mirënjohje për karrierën e gjatë artistike në kinematografinë shqiptare të dy regjisorëve të ndjerë.

Syri tv

Pjesë nga karriera artistike e artistëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, u shfaqën mbrëmjen e të dielës në Teatrin e Vlorës, si një përmbledhje në formë mirënjohje për karrierën e dy artistëve.

Filmat, që mbajnë firmën e dy regjisorëve të ndjerë, Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, janë pjesë e memories artistike të kombit, të realizuar nga dyshja e regjisorëve vlonjatë. Nderimin për këta dy artistë, e kreu më së miri dhe orkestra e teatrit, Petro Marko, e cila interpretoi kolonat zanore të filmave të realizuar nga dyshja e regjisorëve.

Artistët protagonistë të 12 filmave të 2 regjisorëve, por dhe qytetarë të Vlorës, si dhe familjarë të Muçaj e Mitros,u shprehën për emocionet e kësaj mbrëmjeje homazh në sallën e teatrit "Petro Marko"

Pjesëmarrës në këtë event emra të mëdhenj të filmit shqiptar, Timo Flloko,Bujar Asqeriu ,Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami,ndërsa të pranishëm në sallë familjarë të regjisorëve të ndjerë,Muçaj dhe Mitro si dhe artdashës vlonjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco