Në kujtim të Sabiha Kasimatit

Në kujtim të Sabiha Kasimatit

14:33, 28/02/2024
A+ Aa A-

Me 26 shkurt të vitit 1951, nën urdhrin e diktatorit brutal të ligut Enver Hoxha, pa asnjë lloj gjyqi, u pushkatua Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare. Ajo ishte vetëm 38 vjeçe.

Kasimati prej kohësh kishte kundërshtuar shumë nga politikat e regjimit komunist të pasluftës, veçanërisht pas eliminimit dhe internimit të disa intelektualëve shqiptarë, të cilët shpesh nuk kishin asnjë lidhje me kundërshtarët politikë të partisë komuniste. Një rast i tillë ishte pushkatimi i shkencëtarit dhe profesorit Selaudin Toto, i cili e ndihmoi të themelonte Institutin e Studimeve Shkencore, ose siç ndodhi me shkrimtaren e parë shqiptare, Musine Kokalari, e cila u dënua dhe u burgos, si dhe qindra raste të tjera.

Të gjitha këto dënime e shtynë Kasimatin të takohej personalisht me të ligun Hoxha, të cilin e njihte që në kohën e Liceut Francez. Gjatë këtij takimi Kasimati i tha: "Kam ardhur të të them që po vret të gjithë intelektualët, dua të të pyes me kë ke ndër mend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo këpucarët?

Ka njerëz që sjellin një dritë kaq të madhe në botë saqë edhe pasi të kenë ikur drita mbetet. Dhe njëra prej tyre është pa dyshim dr. Sabiha Kasimati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco