Më 14 shkurt 1990, Nënë Tereza mori nënshtetësinë shqiptare

Më 14 shkurt 1990, Nënë Tereza mori nënshtetësinë shqiptare

07:37, 14/02/2024
A+ Aa A-

Më datë 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare Shenjte Tereza.

“Tereza”, siç e njohi bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun pasi iu kushtua murgërisë në moshën 18-vjeçare, u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Gonxhja ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut dhe Drane Barnajt.

Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika, të cilat të marra në asambël pasqyrojnë ndijimet e thekshme që e prinë drejt vokacionit sipëror, fesë.

Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj.

 vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së vajzave.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco