VIDEO/ Ema Andrea në ‘Odeon’: Bërtas që njeriu të kthehet te njeriu

21:18, 10/02/2024
A+ Aa A-

Ndryshimet ritmike që pëson qenia njerëzore në bashkëkohësi janë reflektimi i asaj, me të cilën përballet shoqëria çdo ditë. Aktorja Ema Andrea u shpreh në ‘Odeon’ se ndonëse mënyrat e komunikimit janë të shumta njerëzit sa vijnë edhe po i largohen më tepër njëri-tjetrit. Andrea thotë se është e domosdoshme që njeriu tëkthehet te vetja e te tjetri, te dashuria që si ndjesi sublime përligj ekzistencën.

‘Vetmia nuk i përket vetëm nënave që u janë dedikuar familjeve, por edhe kujtdo tjetër që dedikohet në dashuri lë pak pasdore veten e vet.

Duke luajtur këtë shfaqje, duke parë këtë tekst, por natyrisht edhe duke ndjekur çfarë ndodh në shoqërinë tonë, ne nga njerëz shumë të lidhur me njëri-tjetrin jemi bërë shumë indiferetë, duke e përligjur indiferencën tonë me faktin që jeta është e tillë ritmike dhe pse komunikimi tani është më i lehtë në të gjithë botën, ne jemi gjithmonë e më larg nga njëri-tjetri.

Kur them gjithmonë e më larg nga njëri-tjetri e kam fjalën për ata njerëz, ë cilën nuk do të lënë kurrë të biesh në tokë, që janë pjesë e familjes. Kjo thirrje për t’u rikthyer njeri është tanimë e domosdoshme për t’u bërtitur, në të gjitha shtetet, por dhe në vendin tonë.

Ndoshta në vendin tonë si këmbanë paralajmërimi për të mos mbetur në atë largësinë dhe vetminë me të cilën Europa po jeton prej vitesh’, tha aktorja Ema Andrea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco