'Elektra' vjen tre netë me radhë në Teatrin e Durrësit

'Elektra' vjen tre netë me radhë në Teatrin e Durrësit

12:01, 27/01/2024
A+ Aa A-

NË 2️⃣ - 3️⃣ - 4️⃣SHKURT, ORA  1️⃣9️⃣ : 0️⃣0️⃣, "ELEKTRA"  E NGARKUAR ME RRUFE EMOCIONALE, NË 📍TEATRIN ALEKSANDËR "MOISIU", DURRËS.                 

Aktorë: Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci

"Elektra" e teatrit Shëtitës "Çajupi" është  një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj.

Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz.

Trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderushme dhe elektrizuese.Shfaqja do të lëvizë nëpër rrugën Egnatia që lidhte Romën me Lindjen. Do të fillojë me Durrësin si porta hyrëse e rrugës Egnatia dhe do të mbarojë me Kostandinopojën. Shfaqja do të jepet edhe në qytet Selanik e Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco